Bajram Rexhepi në lagjen Teqe: Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim entuziast me banorët e Lagjes Teqe, ku është prezantuar programi i plotë dhe vizioni për katër vitet e ardhshme qeverisje.

Përballë një pjesëmarrjeje të gjallë dhe përkrahjeje të dukshme, Rexhepi e cilësoi programin e tij si një “kontratë të ndershme me qytetarët”, e cila ofron zgjidhje konkrete për sfidat që përballen çdo ditë lagjet e Tetovës, njofton TS.

“Në lagjen Teqe shpalosëm kontratën tonë me qytetarët për katërvjeçarin e ardhshëm!
Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve po rriten çdo ditë, drejt fitores së madhe të 19 tetorit!”, thekson Rexhepi.

Banorët e Lagjes Teqe e mirëpritën me ngrohtësi dhe mbështetje kandidatin e AKI-së, duke vlerësuar qasjen e tij të drejtëpërdrejtë, serioze dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu