Hamasi thotë se mori garanci nga ShBA-ja e Turqia se lufta në Gaza ka marrë fund tërësisht

Shefi në ekzil i Hamasit dhe kryenegociatori Khalil al-Hayya, tha të enjten se ky grup ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se lufta në Gaza ka marrë fund në mënyrë të përhershme.

Në një fjalim para publikut palestinez, al-Hayya tha se marrëveshja mes Izraelit e Hamasit do të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm, hyrje të ndihmave dhe hapjen e pikëkalimit kufitar të Gazës me Egjiptin, raporton gazeta “The Guardian”.

Al-Hayya tha se marrëveshja e parasheh lirimin e 250 palestinezëve që janë duke e vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në burgjet izraelite, si dhe të 1.700 banorëve të Gazës që janë burgosur nga Izraeli që nga fillimi i luftës.

Ai shtoi se ndërmjetësit dhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë garanci se marrëveshja nënkupton se “lufta ka përfunduar plotësisht”.

Në ndërkohë, Qeveria e Izraelit do të nisë një mbledhje në orën 22:00 sipas kohës locale për të votuar një rezolutë ku përvijohen kushtet e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

Porsa ta miratojë Qeveria e Izraelit planin, bombardimi i Gazës do të ndërpritet pas 24 orëve.

Hamasi më pas do të ketë tri ditë kohë për t’i liruar pengjet dhe trupat izraelite do të tërhiqen pjesërisht Brenda Gazës sipas vijës për të cilën është arritur marrëveshje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot skadon afati për paraqitjen e personave të sëmurë për të votuar në zgjedhjet lokale

Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2025 më 19 tetor,...

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është...

PEKINI NDALON EKSPORTET E RRALLA! Kina godet SHBA-të me kufizime të reja për elementët e rrallë

Një përplasje e re po ndizet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Pekini ka shpallur ndalimin e eksporteve të elementëve të rrallë minerale kritike...

Maqedoni, 54% e të rinjve janë përballur me korrupsionin

54 % e të rinjve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash....

Ursula von der Leyen të mërkurën do të jetë në Shkup

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian, do të realizojë vizitë disaditore në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu