Reagim nga kandidatja për Këshillin e Butelit, Senka Nuhiu-Qafleshi: Dënohet akti vandal ndaj reklamës së kandidatit Isamedin Azizi

Kandidatja për Këshillin e Komunës së Butelit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Senka Nuhiu-Qafleshi, ka reaguar pas dëmtimit të reklamës zgjedhore të kandidatit për kryetar komune, prof. dr. Isamedin Azizi.

Në reagimin e saj, Nuhiu-Qafleshi thekson se gjatë tubimit të VMRO-DPMNE-së në Butel, është dëmtuar qëllimisht reklama e kandidatit të AKI-së, duke e cilësuar këtë si një akt vandal dhe provokim politik në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

“E dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë veprim vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të reagojnë menjëherë, duke identifikuar dhe ndëshkuar autorët dhe porositësit e këtij akti të ulët, pas të cilit qëndrojnë aktivistë të VMRO-DPMNE-së,” – thekson ajo.

Nuhiu-Qafaleshi shton se “mund të dëmtojnë fotografinë e profesor Isamedin Azizit, por nuk mund të dëmtojnë dinjitetin, krenarinë dhe përkushtimin e tij”, duke theksuar se asnjë akt vandal nuk do të ndalë përpjekjet për ndryshim në Butel.

Në fund, ajo bën thirrje për garë të ndershme, qetësi dhe respekt të procesit zgjedhor, në mënyrë që 19 tetori të jetë dita e fitores së demokracisë, jo e dhunës dhe frikësimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu