Xhaferi – Xhoana: Maqedonia e Veriut është faktor i stabiliteti në rajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, në kuadër të vizitës së punës në selinë e NATO-s në Bruksel, zhvilluan takim të përbashkët. Në takim u potencua roli i Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit në rajon.

Në takim u bisedua për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe sigurinë globale dhe zhvillimet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Kryeministri Xhaferi theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonën Euro-Atlantike, si një nga anëtarët më të rinj, jo vetëm si faktor ndikues i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe me pjesëmarrje aktive në misionet e NATO-s në Kosovë, Irak, EUFOR ALTEA në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në grupet luftarake të NATO-s në Letoni, Rumani dhe Bullgari.

Në përputhje me përkushtimin për investime në mbrojtje dhe në përputhje me vendimin e NATO-s nga Samiti në Vilnius, Republika e Maqedonisë së Veriut nga ky vit ndan së paku 2% të PBB-së për buxhetin e mbrojtjes, nga të cilat 30 për qind është për modernizimin e Armatës. Kështu, Maqedonia e Veriut është ndër vendet anëtare të NATO-s që kanë arritur përkushtimin, i cili është baza për zbatimin efektiv të planit më të fuqishëm të mbrojtjes të NATO-s.
Në mënyrë plotësuese, Maqedonia e Veriut vazhdon me mbështetjen e fuqishme për Ukrainën në luftën e saj për lirinë dhe paqen e popullit ukrainas, dhe kundër tmerreve që agresioni ushtarak rus po shkakton ende në territorin e Ukrainës.

Në takim u bisedua edhe për 75-vjetorin e ardhshëm të Aleancës. Në vitin më sfidues për Aleancën që nga krijimi i saj, NATO u zgjerua me një tjetër anëtar – Finlandën, dhe së shpejti me një anëtar tjetër – Suedinë, duke e bërë Aleancën më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.

Duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme në të cilat do të vendosin më shumë se 2 miliardë qytetarë anembanë botës, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, në takim u diskutua edhe për sfidat që presin në periudhën zgjedhore, për të cilat fokusi është vendosur në forcimin e trajtimit të kërcënimeve hibride, dezinformimi dhe mbrojtja kibernetike.

Xhaferi në takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Vizitën e punës në Bruksel, Xhaferi e vazhdon nesër me takime me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mihel dhe kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, si dhe me eurodeputetë të grupeve politike proevropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami: Tre pishina të reja për Tetovën evropiane

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami prezantoi sot projektet për tre pishina të reja në Tetovë. Dy prej tyre do të ndërtohen në...

Senati amerikan voton për heqjen e sanksioneve të ashpra ndaj Sirisë pas rrëzimit të Assadit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar heqjen e disa prej sanksioneve më gjithëpërfshirëse amerikane ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të Bashar al-Assadit,...

Bytyqi: Kur Mickoski thotë në një miting se ekonomia po ecën mirë, shikoni faturat tuaja

Kur kryeministri Mickoski në një miting thotë se ekonomia po ecën mirë, shikoni faturat tuaja dhe pa syzet e tij rozë tregojini: kryeministër, industria...

Bilall Kasami ik nga përballja me Bajram Rexhepin në “Tv- TELMA”

Pas debatit të fundit me gazetaren Jeta Xharra, ku u përball me kritika të forta nga Bajram Rexhepi për mosrealizimin e projekteve dhe premtimeve...

Kërçovë, Fatmir Dehari takohet me Shkodran Alilin rastësisht në aktivitet, shtrijnë dorën njëri-tjetrit

Gjatë aktiviteteve të ditës në qytetin e Kërçovës, tre kandidatët për kryetar komune – Fatmir Dehari, Aleksandar Jovanoski dhe Shkodran Alili – u takuan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu