Beteja për Strugën!

Shkruan: Medai Shaholli

Nga fushata zgjedhore! (Ky shkrim është neutral dhe asnjanës dhe se nuk mbështet ”njeriun me dy flamuj në duar” e as pro inxhinjierin opozitar siç është paraqitur në krikaturë) * * * * * * Sot është dita e fundit e kacafytjeve mes partive politike dhe kandidatëve për kryetar komune për garën e 31 tetorit në zgjedhjet lokale të rrethit të dytë në ‘dërzhavën tonë të dashur Severna’. Beteja për Strugën e ka përcaktuar tashmë fiuesin dhe ai është Ramiz Merko. Jo se dua unë po rrjedhja e ngjarjeve dhe informacionet nga burime të ndryshme na shpien në një konkluzion se Merko do ”rimartohet” këtë të diel me karrigen e kryekomunarit. Përse Ramiz Merko dhe jo Idri Istrefi? Kjo është pyetja që shtrohet natyrshëm. Kandidati i ASH-së Idri Istrefi në koalicion me komitët e VMRO-së e humbën betejën e parë në fushën e Strugës me një diferencë rreth 1mijë e psëqind vota, një mbështetje e pamjaftueshme për ta fituar karrigen e kryetarit. Z.Istrefi nuk e fiton dot këtë garë jo vetëm për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme që gëzon ASH në elektoratin shqiptar të Strugës, por për faktin e thjesht se ai nuk gëzon besimin e ”dërzhavës” për ta udhëhequr një komunë turistike si Struga, ku në kulisat e politikës së madhe në Shkup ndahet kulaçi ”nëntë për ne dhe një për ty”! Si njëri ashtu dhe tjetri nuk e sjellin dot ndryshimin siç ëndërrojnë shumë ëndërrimtarë, ata janë si dy anët e një medalje dhe nuk çajnë dot përpara, sepse vijnë nga partitë me kredibilitet kombëtar të përdhosur që kanë çimentosur në kushtetutë epitetin poshtërues të 20% për gjuhën shqipe. Edhe këtë radhë vetëm njërit nga dy kandidatët në Strugë do t’i feksi ‘ylli i mëngjesit’ për kryetar komune dhe ky ‘yll’ do bjerë në karrigen e Merkos! Merko e fiton këtë garë jo se ka ndonjë program më të mirë se Istrefi i ASH-së, apo se do bënte ndonjë mrekulli për Strugën, por pas tij qëndron pushteti dhe shteti, mafia urbane, injoranca, laskarët, dudumët, militantët dhe simpatizantët e DUI-t, që përbëjnë gjysmën e votuesve shqiptarë në Strugë, plus mbështetja e pakursyer që gëzon Merko nga partizanët e SDSM-së dhe nga një pjesë e komitëve të bllokut sllavo-maqedon. Ramiz Merko nuk e ka problem qeverisjen e komunës dhe nuk bllokohet kurrë me ”badinter” nga pakica sllavo-maqedone në këshillin komunal, pasi ai me pakicën ka rënë në ujdi që do t’i garantonte paprekshmërinë kulturore dhe historike dhe interesat e pakicës, në ruajtjen dhe mosndryshueshmërisë së emërtimit të rrugëve me figura të udhëheqësve të sistemit komunist siç është shëtitorja kryesore e qytetit e cila mban emrin e qoftë largut ”Marshall Tito” apo rruga ”JNA”, emra të cilat janë të imponuar nga koha e komunizmit jugosllav dhe nuk kanë miratimin e shumicës shqiptare të komunës së Strugës. Nga ana tjetër në reklamat dhe spotet pubilictare nga shtabi i Merkos reklmon me emra imagjinar rrugën ”Marks-Engels” si rruga ”Kongresi i Manastirit” që në fakt është sajesë e tyre për gjoja emërtim shqip i kësaj rruge. Asnjë rrugë në Strugë nuk mban emrin e ndonjë heroi shqiptar apo nga kultura shqiptare veç të disa emrave me identitete të dyshimta. Emra të rrugëve nga historia jonë kombëtare nuk ka. Merko nuk ka ndërmend t’i nderojë rrugët me emra të personaliteteve shqiptare as me emrin e ”Kongresit të Manastirit”, pasi kështu ka qënë dhe marrëveshja me pakicën në këshillin komunal dhe me pushtetin qendror të rregulluar përmes marrëveshjes politike të partive tona politike si ”shfalerka” të pushtetit se nuk do të kërkojnë luksin e ndryshimit të emrave të personaliteteve të komunizmit jugosllav në Strugë dhe në të gjitha qytetet me shumicë shqiptare. Merko është njeriu i duhur i pushtetit që luan me dy porta, herë me partizanët e Zajkos dhe herë me komitët e Mickos, varësisht prej pushtetit qendror, ai mban dy flamuj në duar, një të DUI-t dhe një të SDSM-së, njëherë tjetër një të VMRO-së dhe një të DUI-t, ndaj nuk e ka të vështirë të zgjidhet në krye të komunës së Strugës edhe për një mandat. Prandaj, Merko apo Istrefi nuk bëjnë dot tutje përpara mbi kompetencat e kufizuara që kanë komunat, pasi partitë politike shqiptare me pushtetin qendror kanë rënë dakord më herët për kufizimin e tyre për shkak të leverdive që përfitojnë partitë shqiptare nga ky pushtet, duke e mbyllur këtë çështje të autonomisë teritoriale dhe lokale siç është përqëndrimi i pushtetit policor nga ai komunal në atë rajonal të drejtorive të policisë. Ky sistem i qeverisjes lokale nuk është decentralizim i pushtetit lokal por cenralizim rajonal me motive politike të dominimit dhe supremacisë etnike. Ndaj, edhe në këto zgjedhje shqiptarët do zgjedhin kryetarin por jo dhe problemet ekonomike, shëndetësore, dinjitetin dhe barazinë e shqiptarëve nëpër ato komuna ku garojnë kandidatët shqiptarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerant Ramadini: Gratë e Sarajit janë zemra e ndryshimit – takim madhështor me Forumin e Gruas të AKI-së

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Blerant Ramadini, ka zhvilluar një takim madhështor me Forumin e...

Reagim nga kandidatja për Këshillin e Butelit, Senka Nuhiu-Qafleshi: Dënohet akti vandal ndaj reklamës së kandidatit Isamedin Azizi

Kandidatja për Këshillin e Komunës së Butelit nga Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Senka Nuhiu-Qafleshi, ka reaguar pas dëmtimit të reklamës zgjedhore të...

Arben Taravari: Shumica e ministrave të VLEN-it janë kuklla në Qeveri, e zv/ministrave u thonë rini në shpi (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e AKI në Vrapçisht, Arben Taravari ka goditur përsëri për pafuqinë e VLEN-it në qeveri, madje ai tha...

Gaza, pritet marrëveshje për shkëmbim pengjesh brenda 48 orëve të ardhshme

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në ndalimin e luftës, tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e...

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Për më shumë se dy dekada, Marwan Barghouti ka qenë i burgosuri më i njohur në burgjet izraelite dhe ndoshta i vetmi udhëheqës palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu