Qyra: Me tre drejtorë po kërkoni vota nëpër Strugë! Dalipi: Edhe ju asfaltoni rrugë, blini vota do të thotë?

Në Hajde Flasim në TV21, kadidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra i tha kundërkandidatit të tij, Arsim Dalipit, se drejtorët të cilët edhe janë pjesë e shtabit po kërkojnë vota në fshatra në këmbim me rregullimin e ujit, që sipas Qyrës është absurde. Por Dalipi tha se është fushatë dhe se gjithçka është zyrtare, ndërkohë që i tha kundërkandidatit që nuk është e ndershme asfaltimi i rrugëve në kohë fushate.

“I ke tre drejtorët të cilët janë në shtabin tënd të cilët shkojnë në fshatra dhe kërkojnë votën për të rregullu ujin. A nuk është absurde”, tha Qyra.

“Jemi në fushatë, zyrtare është gjithçka. Ata janë drejtorë aktual dhe unë nuk kam as kompetencën akoma që të bëjë ndryshim drejtorësh. Unë jam kandidat i AKI-së, unë e them shumë ndershëm dhe shumë qartë. Ju duhet t’i ndani qëndrimet. Mos të hymë ashtu se do të dale se ne kërkojmë votën ndershmërisht në një fushatë zyrtare, për dallim nga shumë veprime tuajat. Se nuk është e ndershme, blerja e mediumeve lokale apo asfaltimi i rrugëve në kohë fushate, dihet për çfarë arsye”, tha Dalipi.

E mohoi Dalipi, që siç tha, ai ndër vite ka investuar në Strugë dhe se investimet e tij janë në të mirë të qytetarëve.

“Nuk është e vërtetë ajo. Kam investuar në Strugë25 vite, 30 vite me radhë dhe vazhdojë të investojë. Kam investuar. Ura mbi Drinin nuk është privat, ia kam dhënë komunës, festivalet që i sponsorojë nuk janë private, janë të të gjithëve. Klubi futbollistik edhe pse e financojë, është i gjithë Strugës”, deklaroi Qyra./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kamberi në parlamentin e Serbisë: Kur kërkojmë përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve, nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë

Deputeti Shaip Kamberi gjatë një debati për buxhetin në Kuvendin e Serbisë foli për problemet që kanë qytetarët në Luginën e Preshevës, si pasivizimi...

Këngëtarja latine vritet në Los Angeles, gjatë sulmit plagosen dhe dy të tjerë

Ylli në ngritje i muzikës latine dhe influencuesja DELAROSA është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm në...

Kurti: Jemi në proces të marrim helikopterë “Black Hawk” nga ShBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga Kazerma e FSK-së tha se sot Kosovë ka një ushtri të pajisur mirë dhe se brezat...

A po përgatitet terreni për kthimin e Gruevskit?

A po e përgatit pushteti terrenin për kthimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski? Kjo ishte pyetja e deputetit Mile Talevski, drejtuar...

Nën masa të rrepta sigurie, nis vizita 4-ditore e Papa Leonit në Turqi

Papa Leoni nisi këtë të enjte vizitën e tij 4-ditore në Turqi. Kreu i Kishës Katolike u prit në Ankara nga presidenti turk Recep Tayyip...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu