Skender Jusufi: Mbështetje konkrete për bizneset lokale dhe bujqësinë në Haraçinë

Kandidati për Komunën e Haraçinës, Skender Jusufi, zhvilloi sot një vizitë në disa biznese lokale së bashku me shefin e shtabit elektoral, Driton Nebiu, dhe kandidatët për këshilltarë në Këshillin Komunal të Haraçinës.

Ndalesa përfshiu edhe vizitën te prodhuesi i njohur lokal “Biser Vezë”, ku u diskutua gjerësisht për sfidat dhe nevojat me të cilat përballen bizneset e vogla në këtë komunë.

“Gjatë këtyre takimeve, u theksua rëndësia e mbështetjes institucionale për bizneset lokale si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm,” deklaroi Jusufi.

Ai u shpreh i vendosur për të siguruar mbështetje konkrete për bizneset nëpërmjet fondeve dhe politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Në programin tim për mandatin e ardhshëm është paraparë qartë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, përmes financimit të bizneseve të reja dhe inovative që sjellin zhvillim në ekonomi dhe krijojnë mundësi punësimi për qytetarët,” shtoi ai.

Po ashtu, Jusufi vuri në dukje rëndësinë që zë bujqësia në Haraçinë dhe premtoi mbështetje të shtuar për këtë sektor jetik.

“Bujqësia mbetet një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë sonë lokale, dhe do të ketë përkrahje të veçantë nëpërmjet subvencioneve, pajisjeve moderne dhe përmirësimit të infrastrukturës bujqësore,” përfundoi ai.

Ky angazhim është pjesë e vizionit të Skender Jusufit për një Haraçinë më të zhvilluar, më të vetëqëndrueshme dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu