Arrestohet bashkëshortja e mjekut Shaini, MPB: Po kërkohet 36-vjeçari nga Gostivari për gjuajtjen në Kumanovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar gruan e mjekut Zekirija Shaini, pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po kërkohet edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari.

“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Lipkovë. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalipi-Qyrës: Ju premtoni parqe dhe parkingje, ndërsa nga ana tjetër të gjitha ndërtimet tuaja nuk kanë asnjërën!

Në debatin e sontëm në TV21, kandidatja Dalipi-Qyrës i është drejtuar ashpër, duke e akuzuar për hipokrizi në premtime publike. “Ju premtoni parqe dhe parkingje,...

Osmani paralajmëron Vuçiçin: S’mund të kërcënosh Turqinë sikurse Kosovën

Presidentja e Kosovës thekson se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, po ndihmon Kosovën të ruajë paqen dhe sigurinë në rajon. Presidentja e Kosovës, Vjosa...

Parashikimi i një rezultati për Strugën!

(Nga:Medai Shaholli) Me rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021, katër vite më parë kam botuar shkrimin në gazetën Lajm dhe Fakti Ditor, në lidhje...

Beteja për Strugën!

Shkruan: Medai Shaholli Nga fushata zgjedhore! (Ky shkrim është neutral dhe asnjanës dhe se nuk mbështet ”njeriun me dy flamuj në duar” e as pro...

Qyra: Me tre drejtorë po kërkoni vota nëpër Strugë! Dalipi: Edhe ju asfaltoni rrugë, blini vota do të thotë?

Në Hajde Flasim në TV21, kadidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra i tha kundërkandidatit të tij, Arsim Dalipit, se drejtorët të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu