Izet Mexhiti ikën nga debati me Bujar Osmanin – refuzon përballjen televizive në MRTV

Sonte në orën 12:00, në hapësirat e Televizionit të Maqedonisë (MRTV), ishte paraparë të zhvillohej debati televiziv mes kandidatit për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, dhe kundërkandidatit të tij, Izet Mexhiti.

Sipas Osmanit, të dy kandidatët kishin pranuar ftesën zyrtare nga televizioni, ku ishte përcaktuar qartë se edhe në rast se njëri prej tyre nuk paraqitet, debati do të mbahet me “karrigen e zbrazët”.

“Erdha në kohë, ashtu siç u dakorduam. Madje lashë edhe takimet me qytetarët që të jem pjesë e debatit, sepse mendoj se qytetarët duhet të shohin ballafaqimin mes ofertave tona. Por kundërkandidati im, z. Izet Mexhiti, sërish nuk e mbajti fjalën dhe nuk u paraqit,” deklaroi Osmani para kamerave të MRTV-së.

Ai shtoi se edhe vetë televizioni publik duhet të qëndrojë pas premtimeve të veta, duke respektuar rregullën që në mungesë të njërit kandidat, debati të mbahet me karrigen e tij të zbrazët.

“Të gjithë kandidatët e tjerë pranuan të marrin pjesë, përveç Izet Mexhitit. Ju e vlerësoni vetë pse dikush i ik ballafaqimit publik,” theksoi Osmani.

Kandidati i AKI-s në Çair tha se do të vazhdojë takimet me qytetarët për të prezantuar programin dhe ofertën e tij për “ndryshimin e madh që po vjen në Çair më 6 tetor”.

“Unë nuk i iki ballafaqimit. Kam guxim të flas për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ata që fshihen pas kamerave, le t’i gjykojë populli,” përfundoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu