BDI: VLEN-i, degë e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së përbashkët të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë inspektimit të punimeve në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë – vetëm një ditë pas takimit të Mickoskit me kryeministrin e Serbisë. Sipas BDI-së, pas kamerave po fshihen marrëveshje të errëta dhe bashkëpunime që rrezikojnë interesin kombëtar shqiptar.

Në reagimin zyrtar të BDI-së thuhet se ky episod e bën gjithnjë e më të qartë natyrën e koalicionit VLEN, të cilin e cilësojnë si “dega e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët”.

“Kryeministri nuk ka nevojë të kandidojë njerëzit e tij në Tetovë, Çair, Gostivar apo Strugë, sepse kandidatët e VLEN-it janë në fakt kandidatët e tij politikë,” theksohet në reagim.

Sipas BDI-së, mbështetja publike e Mickoskit për Kasamin nuk është e rastësishme, por pjesë e një marrëveshjeje të heshtur politike që përfshin edhe financime të dyshimta.

“Askush më mirë se Bilall Kasami nuk do ta pranonte një ‘donacion serb’ për ndërtimin e kishës në Tetovë dhe për rikonstruksionin e shkollës ‘Kiril Pejçinoviq’,” thuhet më tej në deklaratë.

BDI paralajmëron se qytetarët duhet të dinë qëllimin e vërtetë të këtij donacioni dhe natyrën e lidhjeve që qëndrojnë pas tij.

“Transparenca është zero, ndërsa dyshimet për ndikime të jashtme janë të thella. Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, kryetari i Tetovës u shërben planeve të Mickoskit dhe politikave të ‘Botës Serbe’,” thuhet në reagimin e kësaj partie.
Kërkesë për llogaridhënie
Në fund të deklaratës, BDI kërkon sqarime urgjente për marrëveshjen, burimin e fondeve dhe përfituesit realë të projektit.

“Qytetarët e Tetovës meritojnë llogaridhënie, jo propagandë,” përfundon reagimi i BDI-së.

Ky zhvillim, sipas BDI-së, ndodh në kulmin e fushatës zgjedhore, kur raportet ndërmjet VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së janë bërë një nga temat më të diskutuara në arenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Jam në depresion politik” – Simpatizanti i VV-së i zhgënjyer: Kurti me 42-43% të votave, nuk arrin të marrë as kontrollin e televizionit në...

Figura publike dhe aktivisti në rrjetet sociale, Mentor Llugaliu, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për paaftësinë e tij...

Katërshja e UÇK-së para vendimit që vulos përgjegjësinë historike (video)

Gjyqi i katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet fundit, duke mbyllur një maratonë dyvjeçare dëshmish. Prokuroria dhe mbrojtja kanë ofruar dy narrativë...

Kevin Costner në rolin e Bill Clinton?! Seriali që pritet të bëjë NAMIN…

evin Costner, i njohur për rolin e tij në serialin “Yellowstone”, po përgatitet për një nga rolet më surprizuese të karrierës së tij, atë...

Benita qeshet dhe i përmend Elijonës nënën e vdekur, e cila i ndërroi jetë tragjikisht bashkë me motren e saj

Ndonëse ende nuk është bërë një javë që nuk ka nisur Big Brother Vip Kosova, debatet e shumta mes banorëve veçse kanë nisur Thuajse të...

Netanyahu paralajmëron Erdoganin: F-35 amerikan ndoshta nuk do t’i merrni kurrë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se furnizimi i Turqisë me aeroplanët F-35 nuk pritet të ndodhë së shpejti, dhe mund të mos ndodhë fare....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu