AKI: Shefi i PR-it të Kasamit, Adnan Selmani përfitoi mbi 150 mijë euro nga buxheti i Tetovës

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dalë sot me akuza të ashpra ndaj kryetarit në ikje të Tetovës, Bilall Kasami, duke pretenduar se shefi i PR-së së tij, Adnan Selmani, ka përfituar mbi 150 mijë euro nga fondet e komunës.

Sipas AKI-së, vetëm kompania “On Media”, e themeluar në fund të vitit 2023, ka marrë mbi 80 mijë euro nga Komuna e Tetovës gjatë viteve 2024 dhe 2025.

“Çdo ditë, kryetari në ikje po keqpërdor buxhetin e qytetarëve për interesa personale dhe partiake”, deklaruan përfaqësuesit e AKI-së gjatë një konference për shtyp.

Aleanca Kombëtare për Integrim kërkoi që organet kompetente të ndërmarrin hetime të menjëhershme dhe të ndalojnë çdo keqpërdorim të mëtejshëm të fondeve publike, që sipas tyre po dëmton rëndë interesin e qytetarëve të Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vezët sot më të shtrenjta se vetë pula. Edhe pula po befasohet!

Në tregjet e Kosovës, çmimi i vezëve ka shënuar rritje të dukshme. Sot, një paketim vezësh shitet me 6.39 euro, çmim që ka habitur...

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu