Rama “ngacmon” Macron-in: Harrove të na urosh për paqen me Azerbajxhanin që bëri Trump

Ngatërrimi i Trump – që në vend të procesit të paqes Armeni-Azerbajxhan përmendi Shqipërinë – ka bërë xhiron e rrjeteve sociale
Kryeministri Edi Rama i ka nisur me nota humori takimet në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, duke iu referuar një ngatërrese të presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi përmendi gabimisht një “konflikt Shqipëri-Azerbajxhan”.

Në një bisedë me presidentin francez Emmanuel Macron, Rama tha me shaka se Franca duhet të kërkojë ndjesë, sepse nuk e ka uruar Shqipërinë për një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin – një marrëveshje që, sipas “versionit” të Trump, ishte ndërmjetësuar nga vetë ai.

“Duhet të na kërkoni falje që nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Ai punoi shumë për këtë”, tha Rama.

Ngatërrimi i Trump – që në vend të procesit të paqes Armeni-Azerbajxhan përmendi Shqipërinë – ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Gjatë një interviste të gjatë në emisionin “Fox and Friends”, presidenti amerikan pretendoi se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë – dy vende që, për habinë e të gjithëve, nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën.

Kjo ishte hera e dytë që Trump bën të njëjtën gafë. Në gusht, gjatë një interviste në “Mark Levin Show”, ai përmendi “paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, ndërsa në fakt i referohej konfliktit në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu