Dr.Arsim Dalipi dhe Faton Pollozhani e nisin vrullshëm fushatën në Strugë

Strugë – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në Strugë me një tubim të madh të organizuar në qytet, ku u prezantua programi politik dhe u rikonfirmuan kandidatët për garën e ardhshme lokale.

Në krye të listës për këshilltarë komunalë është Faton Pollozhani, ndërsa Dr. Arsim Dalipi garon si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës. Të dy janë prezantuar më herët si përfaqësuesit kryesorë të AKI-së, por nisja e fushatës u shoqërua me mbështetje të gjerë nga simpatizantët dhe qytetarët struganë.

Në fjalimin e tij, Dalipi theksoi se vizioni i tij për Strugën është zhvillimi i qëndrueshëm: Arsim Dalipi

“Më lejoni t’ju falënderoj për këtë prezencë që dëshmon se bashkimi është forca jonë më e madhe për të ardhmen e Strugës tonë. Struga është zemra e shumë kulturave, bashkëjetesës dhe bujarisë. T’ia kthejmë Strugës krenarinë dhe dinjitetin.

Betohem sot para jush, si bir i këtij vendi, se do të punoj me ndershmëri, përkushtim dhe zemër për secilin qytetar pa dallim. Me të njëjtin shpirt shërbimi, siç kam qenë pranë jush kur kemi ndarë bashkë edhe dhimbjen edhe shpresën si mjek, ky besim i ndërsjellë ndër vite ka qenë inkurajimi dhe motivi që unë kam pranuar këtë obligim.

Jeni forca ime. E them këtë sepse thonë: ‘Doktori është i butë dhe nuk ka forcë ta menaxhojë Strugën’. E kanë gabim, sepse ju jeni forca ime.

Bashkë me bartësin e listës, Faton Pollozhanin, dhe me të gjithë këshilltarët, do ta bëjmë shumicën vetë. Sepse këta janë njerëz me vizion, me dinjitet dhe me shpresën se Struga ka të ardhme.”

Ndërkohë, Pollozhani theksoi se lista e këshilltarëve e AKI-së është ndërtuar mbi profesionalizëm dhe përkushtim qytetar, duke garantuar përfaqësim gjithëpërfshirës në këshillin komunal.

Tubimi i sotëm shënon nisjen e aktiviteteve të AKI-së në kuadër të fushatës, e cila do të shtrihet në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Strugës, me theks tek integrimi, bashkëpunimi qytetar dhe forcimi i rolit të komunës në zhvillimin lokal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu