Rusia kritikon ashpër Izraelin: Vrasjet brutale në Gazë dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të papranueshme

Në një fjalim të gjatë të mbajtur të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kritikoi ashpër qëndrimet dhe veprimet e vendeve perëndimore, duke theksuar se kërcënimet ndaj Rusisë po bëhen “gjithnjë e më të zakonshme”.
Lavrov nuk kurseu as Izraelin, duke dënuar sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi, por duke vënë në dukje se nuk ka “asnjë justifikim” për “vrasjet brutale” e palestinezëve në Gaza apo planet për aneksimin e Bregut Perëndimor. Ai akuzoi Izraelin për agresion ndaj vendeve të tjera në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se kjo kërcënon “ta hedhë në erë” stabilitetin rajonal.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë shkaktuar të paktën 65,926 viktima në Gaza, ndërsa sulmet e 7 tetorit çuan në vrasjen e rreth 1,200 personave dhe marrjen peng të 251 të tjerëve.
Izraeli ka justifikuar operacionin e tij në Gaza si një përpjekje për të mposhtur grupin militant Hamas.

Në fjalimin e tij, Lavrov u ndal edhe te Irani, duke akuzuar fuqitë perëndimore për sabotimin e diplomacisë pas dështimit të një përpjekjeje të minutës së fundit, të udhëhequr nga Rusia dhe Kina, për të shtyrë rivendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit. Ministri i Jashtëm rus e konsideroi këtë masë si “të paligjshme”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu