Bogoevskit i dhemb reagimi i shqiptarëve kundër brohoritjeve në Kumanovë: Gjueti shtrigash ndaj tifozëve maqedonas

“Sot, tifozët maqedonas bëhen viktimë e një gjuetie shtrigash, vetëm pse e duan Maqedoninë! Nëse fyerjet ndaj një bashkësie etnike ndiqen penalisht, atëherë duhet të ndiqen të gjitha. Ose asnjëra”, shkruan Petar Bogoevski, partneri i koalicionit qeverisës me VMRO-DPMNE në Qeveri, i cili njëherit vazhdon detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Programet Erasmus.

Bogoevski, i njohur për qëndrime antishqiptare dhe anti-BE, mundohet të sjellë shembuj kur shqiptarët kanë bërë thirrje fashiste ndaj maqedonasve, ndërsa thotë se të rinjtë maqedonas janë zëri i një brezi të nënvlerësuar që ende beson në atdheun e vet, përcjell Koha.mk.

Reagimi i plotë i Petar Bogoevskit:

STANDARDE TË DYFISHTA? Më jo, mjaft më!

Thirrjet e tifozëve në Kumanovë u bënë temë shtetërore. Prokuroria hapi lëndë, mediat pafund po riciklojnë titullin “gjuhë e urrejtjes”, ndërsa disa kërkojnë edhe përgjegjësi penale.

Por ku ishte gjithë ajo “kujdes” kur:

• Ballistët në Tetovë valëvitnin harta të “Shqipërisë së Madhe” dhe thërrisnin “Vdekje për maqedonasit”?
• Shvercerat në stadiumin e Çairit bërtisnin “Nuk ka Maqedoni – ka Iliridë!”?
• Në Gostivar dhe Tetovë, lojtarët maqedonas poshtëroheshin me “Ik prej këtej!” dhe “Maqedonasit në Bullgari!”?

… qindra shembuj të tjerë të “dhunës tifozësh” të bazuar në shovinizëm shqiptar.

As Prokuroria nuk reagoi. As autoritetet nuk ndëshkuan seriozisht. Asnjë organizatë “qytetare” nuk ngriti zërin. Heshtje.

Do të gjeni vetëm heshtje pas skandaleve me transparentë në Tetovë, ndërsa për tifozët maqedonas ka thirrje për përgjegjësi penale. Fyerje të ngjashme asnjëherë nuk përfunduan me kallëzim penal ndaj tifozëve shqiptarë, ndryshe nga rasti i fundit në Kumanovë, ku Prokuroria reagoi menjëherë për fyerjet ndaj shqiptarëve.

Sot, tifozët maqedonas bëhen viktimë e një gjuetie shtrigash, vetëm pse e duan Maqedoninë! Nëse fyerjet ndaj një bashkësie etnike ndiqen penalisht, atëherë DUHET të ndiqen të gjitha. Ose – asnjëra.

Të rinjtë maqedonas nuk janë kriminelë! Ata janë zëri i një brezi të nënvlerësuar që ende beson në atdheun e vet!

Maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga shovinizmi etnik shqiptar! Nga deklaratat përçmuese të Ahmetit ndaj festës së shenjtë të Ilindenit!

Ata nuk janë dhunues, as urrejtës!

Të mos na vijë turp që jemi maqedonas. Të mos kemi frikë që jemi të zëshëm. Mjaft më me standarde të dyfishta!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu