Ambasadori Meidani ngre zërin: Urrejtja publike nuk është “incident sportiv”, por rrezik për stabiliteti

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend – as në sport, as në shoqëri

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas thirrjeve skandaloze dhe fyese kundër shqiptarëve të dëgjuara gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë. Ai e cilësoi ngjarjen si një alarm serioz për shoqërinë dhe kërkoi reagim të qartë dhe me përgjegjësi nga autoritetet më të larta të vendit.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport – as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë një sinjal i rrezikshëm që s’mund të injorohet,” u shpreh Meidani në reagimin e tij.

Ai theksoi se bashkëjetesa ndëretnike nuk është automatike, por kërkon përkushtim të përditshëm dhe respekt të ndërsjellë, jo vetëm në fushën e sportit, por në çdo hapësirë publike.

Ambasadori konfirmoi se po ndjek me vëmendje reagimet zyrtare dhe bëri thirrje për qëndrim të qartë, të fortë dhe të përgjegjshëm nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Në fund, ai e mbylli mesazhin me theks të fortë mbi vlerat e përbashkëta europiane dhe rëndësinë e ndaljes së gjuhës së urrejtjes në Ballkan:
#Respekt #Bashkëjetesë #SportPaUrrejtje #Shqiptarët #Kumanovë #Ballkani #EArdhmjaEuropiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çipa për Mickoskin: Nuk dëgjove thirrjet? Atëherë dëgjo këtë – ishte racizëm, jo ksenofobi!

Aleksandër Çipa Nuk quhet ksenofobi, urrejtja apo racizmi i disa shtetasve ndaj disa shtetasve të së njëjtës republikë! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, zoti Hristijan Mickoski...

Moral në fjalë, vjedhje në vepra – Bekim Qoku shpërdoron 10.800 € për “udhëtime” nga Shkupi në Shkup

Deputeti Bekim Qoku në qendër të akuzave për abuzim me fondet publike: 10.800 euro për udhëtime, ndërkohë që jeton në Shkup Deputeti Bekim Qoku nga...

Beti Zylali sjell emocionin e lumturisë me këngën e re ‘Jam e Lumtur’

Beti Zylali, e lindur dhe e rritur në Strugë, është një këngëtare me pasion të thellë për muzikën, e cila aktualisht kontribuon në qytetin...

As Dibra nuk i jepet Alternativës – vendim i prerë i Izet Mexhitit

VLEN duket se nuk po bëhet rehat. Në prag kur po pritet shpallja e kandidaturave, kanë nis edhe “thikat pas shpine” mes partnerëve të koalicionit. Me...

Marin Mema: Mjaft më heshtje, shqiptarët nuk janë të ftuar – janë themel i këtij shteti!

Gazetari investigativ Marin Mema ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të bërtitura gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, duke kërkuar një qëndrim zyrtar dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu