Ilirjan Fetahu kandidon për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Frontit Evropian

DIBËR – Ilirjan Fetahu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, duke hyrë në garën zgjedhore nën siglën e Frontit Evropian. Në një deklaratë publike, ai theksoi se vendimi për të kandiduar ka qenë ndër më të vështirit në jetën e tij, jo për shkak të sfidës, por për shkak të përgjegjësisë që sjell kjo detyrë.

“Dibra nuk është thjesht vendlindja ime. Ajo është pjesë e zemrës sime,” tha Fetahu, duke nënvizuar lidhjen emocionale dhe përkushtimin ndaj qytetit të tij. Ai u shpreh se synimi i tij nuk është pushteti, por krijimi i një bashkëpunimi të sinqertë dhe ndërtimi i një qyteti modern përmes përfshirjes aktive të qytetarëve.

Në mesazhin e tij drejtuar bashkëqytetarëve, Fetahu i ftoi të gjithë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi, jo si mbështetës pasivë, por si bashkëudhëtarë aktivë në ndryshimin e Dibrës.

“Dibra nuk rregullohet nga një njeri i vetëm. Por ajo mund të rilindë nga një bashkim i vërtetë,” theksoi ai.

Me moton “Është koha për Dibrën”, Ilirjan Fetahu synon të sjellë një qasje të re në menaxhimin lokal, duke vënë në qendër transparencën, bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu