Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 të shkallës Rihter, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka në lindje të Rusisë në orët e para të së mërkurës, duke shkaktuar një cunami në Rusi dhe Japoni dhe duke nxitur paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me Oqeanin Paqësor.


Cunami ka përmbytur tashmë qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave. Rreth 2,700 banorë u evakuuan nga rajoni, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, raportoi agjencia TASS. Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ujërat e rrëmbyeshëm që përmbytin prona në qytetin Severo-Kurilsk, i cili u evakuua me urgjencë.

Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA, e cila citon guvernatorin e rajonit, rrjeti elektrik në Sakhalin është dëmtuar dhe energjia elektrike është ndërprerë si pasojë e tërmetit.

Valët e para të cunamit arrijnë në Alaska dhe Hawaii

Sipas mediave amerikane, valët e para të cunamit kanë mbërritur në Alaska dhe Hawaii. Në ishullin Oahu në Hawaii është regjistruar një valë deri në 1.20 metra. Strehimore emergjente janë hapur për banorët që u kërkua të largohen nga zonat bregdetare. Guvernatori paralajmëroi se valët mund të “mbështjellin ishujt”.

Sipas rrjetit lokal KGMB/KHNL, në bashkëpunim me CNN, banorët janë informuar për vendndodhjen e strehimoreve në Oahu, Kauai, Maui dhe Qarkun e Hawaiit. Autoritetet këshilluan qytetarët të zhvendosen në zona më të larta dhe të shmangin bregdetin.

Alarm në Japoni – evakuime dhe paralajmërime

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni japonez NHK treguan njerëz që iknin me nxitim në drejtim të zonave më të larta, veçanërisht në ishullin verior Hokkaido, ku u regjistrua një valë cunami prej rreth 30 centimetrash. Prezantuesi i NHK-së u bëri thirrje banorëve të largoheshin menjëherë nga bregdeti për të shpëtuar jetën.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) fillimisht raportoi një tërmet me magnitudë 8.0, më pas e rishikoi në 8.7 dhe përfundimisht në 8.8. Epiqendra ndodhej rreth 126 kilometra nga kryeqyteti i rajonit Kamchatka, në një thellësi prej 20.7 kilometrash. Sipas Akademisë Ruse të Shkencave, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në këtë zonë që nga viti 1952.

Në Japoni u pezulluan disa linja hekurudhore dhe Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) paralajmëroi valë cunami deri në 3 metra. JMA u kërkoi qytetarëve të mos i afroheshin bregdetit derisa të hiqeshin të gjitha paralajmërimet. Alarmet u lëshuan për të gjithë brigjet veriore dhe lindore të Japonisë, përfshirë Tokion dhe Osakën.

Zëdhënësi i qeverisë, Yoshimasa Hayashi, u bëri thirrje banorëve të evakuohen menjëherë në zona të sigurta. Paralajmërimet mbulojnë edhe ishujt e vegjël periferikë të vendit.

Evakuim në Fukushima – nuk raportohet dëmtim në centralin bërthamor

Punonjësit në centralin bërthamor të dëmtuar të Fukushimës, vendi i një prej katastrofave më të mëdha bërthamore në vitin 2011, u evakuuan si masë paraprake. Kompania TEPCO, që menaxhon centralin, njoftoi se nuk janë vërejtur anomali në funksionimin e tij.

Paralajmërime në gjithë Oqeanin Paqësor – Australia, Amerika, Azia

Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) njoftoi se ekziston rrezik i lartë për valë “të rrezikshme” që mund të godasin brigjet e Kalifornisë, Oregonit, Uashingtonit, Hawaiit, Guamit, si dhe bregdetin e Ekuadorit.

NOAA (Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së) publikoi një hartë me zonat e prekura: e kuqja tregon paralajmërim, vjollca kërcënim dhe e verdha alarm.

Valë nga 1 deri në 3 metra janë të mundshme edhe në brigjet e Kilit, Kosta Rikës, Polinezisë Franceze, Kolumbisë, Australisë, Zelandës së Re, Tajvanit, Filipineve dhe Indonezisë.

Në Meksikë, qeveria ka urdhëruar mbrojtjen civile të largojë popullsinë nga zonat bregdetare. Marina paralajmëroi për rryma të fuqishme nga Baja California në veri deri në Chiapas në jug.

Ministria Kineze e Burimeve Natyrore paralajmëroi për mundësinë e dëmeve në disa zona bregdetare të Kinës, si pasojë e valëve të cunamit.

Në Filipine, autoritetet i kërkuan banorëve të zonave bregdetare të zhvendosen në zona më të larta, duke paralajmëruar për cunami deri në 1 metër. Peshkatarëve i’u kërkua të qëndrojnë në ujëra të thella dhe të shmangin kthimin në port.

Pasgoditje të fuqishme dhe histori sizmike e rajonit

Pas tërmetit kryesor, janë regjistruar të paktën gjashtë lëkundje të tjera, përfshirë dy shumë të forta me magnitudë 6.9 dhe 6.3. Sizmologët në Kamchatka paralajmërojnë se pasgoditjet mund të arrijnë deri në 7.5 magnitudë dhe të zgjasin për një muaj.

Më 20 korrik, një tërmet me magnitudë 7.4 u regjistrua në të njëjtin rajon, por nuk pati dëme të mëdha apo viktima.

Tërmeti i sotëm ka shkaktuar vetëm lëndime të lehta në Rusi, sipas autoriteteve lokale.

Epiqendra e tij ishte shumë pranë vendit ku ndodhi tërmeti i vitit 1952 me magnitudë 9.0, i cili shkaktoi një cunami shkatërrues që preku të gjithë Paqësorin.

Gadishulli Kamchatka ndodhet në kryqëzimin e pllakave tektonike të Paqësorit dhe Amerikës së Veriut, duke e bërë atë një nga zonat më sizmikisht aktive në botë. Sipas USGS, që nga viti 1900, në këtë gadishull janë regjistruar të paktën shtatë tërmete me magnitudë 8.3 ose më të lartë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu