VIDEO/ Turp Kombëtar! Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kombëtar- akt i shëmtuar që kërkon reagim urgjent

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa të rinj në fshatin Studençan të Suharekës shihen duke shkelur dhe kaluar me makinë mbi flamurin kombëtar shqiptar, të hedhur në tokë. Ky akt i paprecedent është cilësuar nga qytetarët si përdhosje e drejtpërdrejtë e simbolit më të shenjtë të kombit shqiptar – flamurit tonë kuqezi.

Videoja ka nxitur zemërim të madh në opinionin publik, ndërsa ajo që e ka shtuar indinjatën edhe më shumë është reagimi i butë i Policisë së Kosovës. Pavarësisht pamjeve të rënda dhe identifikimit të autorëve, të rinjtë janë ndaluar për pak çaste dhe më pas janë lënë të lirë, pa asnjë ndëshkim të merituar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi se bëhet fjalë për dy të mitur, të cilët janë intervistuar në prani të prindërve dhe kanë pranuar se kanë bërë veprimin, duke thënë se nuk e kishin “për qëllim nënçmimin” dhe se janë penduar.

Por a mjafton një “pendesë” për të kaluar mbi flamurin kombëtar? A do të pranohej një veprim i tillë në ndonjë shtet tjetër pa pasoja ligjore dhe morale? Ku janë institucionet? Ku është drejtësia? Ku është reagimi politik?

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si alarm i kuq për degradimin e ndjenjës kombëtare dhe mungesën e ndëshkimit për veprime të rënda që cenojnë identitetin dhe nderin e shqiptarëve. Flamuri kombëtar nuk është një copë pëlhure, por një simbol për të cilin është derdhur gjak brez pas brezi.

Të rinjtë që shkelin mbi flamur, e shkelin mbi gjithë historinë tonë.

Dhe ata që nuk reagojnë, e shkelin dinjitetin e gjithë kombit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu