Liderët e Vlen nga Strugë: Mbështetje për Mendi Qyrën – mesazh Ziadin Selës, mos i ik garës

Në Strugë është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i koalicionit Vlen, ku në prani të strukturave partiake dhe simpatizantëve, liderët e këtij koalicioni shpalosën platformën e tyre politike, duke theksuar rezultatet e arritura deri më tani në qeverisje dhe përfitimet konkrete për qytetarët.

Gjatë fjalimeve, drejtuesit e Vlen-it potencuan se angazhimi i këtij koalicioni në ekzekutiv tashmë ka filluar të japë frytet, veçanërisht në përfaqësimin e drejtë, investimet dhe projekte konkrete në të gjitha komunat shqiptare.

Pjesa më e komentuar e takimit ishte shpallja e qëndrimit të qartë për zgjedhjet lokale në Strugë. Liderët e Vlen konfirmuan se ky koalicion do të garojë me listën e vet për këshilltarë në Këshillin Komunal, ndërsa për kryetar komune do të mbështesin kandidatin e pavarur Mendi Qyrën.

“Në këto zgjedhje, për këshilltarë do të dalim me listën tonë të përfaqësimit, por sa i përket kryetarit të komunës, jemi të vendosur ta mbështesim fuqishëm kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës, një figurë që bashkon qytetarët, përtej partive politike”.

Nga foltorja, liderët e Vlen sfiduan hapur oponentët e Frontit Europian, duke theksuar se gara politike në Strugë duhet të jetë e hapur dhe demokratike. Ata në mënyrë të drejtpërdrejtë sfiduan një nga liderët e Frontit, Ziadin Selën, që të mos i shmanget përballjes në këto zgjedhje dhe të lejojë qytetarët të vendosin lirshëm mes kandidatëve.

“Ftoj Ziadin Selën të mos i ik garës me Mendi Qyrën. Nëse ka besim te mbështetja që pretendon se ka, le të dalim të gjithë përballë qytetarëve dhe ata të vendosin”, thanë drejtuesit e Vlen, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

Zyrtarët e Vlen theksuan se Struga ka nevojë për një qasje të re, larg klaneve të vjetra politike dhe interesave personale. Sipas tyre, bashkimi rreth kandidatit të pavarur Mendi Qyrës është “shansi i vetëm” për ta nxjerrë Strugën nga bllokadat politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mes “sharjeve” të Mickoskit dhe sulmeve ndaj BDI-së, Borrell vlerëson Osmanin si lider evropian

Mesazhi i Josep Borrell për Bujar Osmanin merr peshë të veçantë në klimën politike aktuale Në një kohë kur kryeministri dhe partia opozitare VMRO-DPMNE po...

Kasami: Nisim ditën me projektin e dy shkollave të reja në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë me qytetarët projektet e dy shkollave të reja që do ndërtohen në Tetovë. “MIRËMËNGJES🤩 Nisim ditën me...

Vrasje në Maqedoni: 43-vjeçari humb jetën pas një përleshjeje para një kazinoje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavadar, ku një burrë i lindur në vitin 1982 ka humbur jetën pas një...

LAJMI I FUNDIT: Liburn Aliu jep dorëheqje shkaku i Dimal Bashës

Pas zgjedhjes kryeparlamentar të Dimal Bashës në Kuvendin e Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje Liburn Aliu. Njoftimi i plotë: “Të dashur qytetarë, Dua t’ju njoftoj që sapo...

PAMJE SHQETËSUSE/ Promovimi i dhunës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rrihet “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Dhuna dhe promovimi i saj nëpërmjet rrjeteve sociale sa vjen dhe shtohet. Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi ku një person i njohur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu