Izraeli, bisedime me Hamas! Netanyahu dërgon delegacion në Doha, palët do flasin me ndërmjetës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se do të dërgojë një delegacion në Doha për të zhvilluar bisedime indirekte me Hamasin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës. Bisedimet do të zhvillohen me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së.

Megjithatë, Netanyahu hodhi poshtë kërkesat e reja të Hamasit për ndryshime në projekt-marrëveshjen, duke i cilësuar ato si “të papranueshme për Izraelin”.

Hamasi nuk ka publikuar detaje të ofertës së tij, por ka deklaruar se ka dhënë një përgjigje “me frymë pozitive” ndaj propozimit të ndërmjetësuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti.

Presidenti amerikan Donald Trump ka intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, që ka hyrë në muajin e 21-të. Ai pritet të presë Netanyahun në Uashington ditën e hënë.

Propozimi synon një armëpushim 60-ditor, lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të të vrarëve që mbahen nga Hamasi. Në këmbim, Izraeli do të lirojë një numër të madh të burgosurish palestinezë. Palët do të negociojnë gjatë armëpushimit për një marrëveshje përfundimtare paqeje.

Ndërkohë, situata në Rripin e Gazës mbetet dramatike. Sipas burimeve palestineze, që nga mëngjesi i së shtunës, të paktën 70 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite dhe incidenteve të tjera. Agjencia WAFA raportoi për rreth 50 viktima, shumica nga radhët e civilëve që prisnin për ndihma ushqimore. Autoritetet lokale në Gaza e përshkruajnë situatën si kritike, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu