Shaholli: Një shembull nga bullgarët sesi mbrohen interesat kombëtare!

Georgiev: “Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor.”

Kjo është deklerata e ministrit të jashtëm bullgar Georgiev, i cili tha dje lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe të identitetit të qytetarëve bullgarë në “državën Severna”, një angazhim dhe përgjegjësi e shtetit bullgar për bashkëkombasit e tyre që banojnë në ” državën Severna”, gjë që mungon një përgjegjësi dhe ai detyrim kushtetues nga ministria e Punëve të Jashte e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Për Shqipërinë termi ofendues i 20% që i referohet gjuhës shqipe nuk paraqet asnjë problem pasi thonë se është kohë e demokraqisë dhe nuk ka më nacionalizëm por vetëm bashkëjetesë të futur në një thes me evgjitë, turqë të vetquajtur edhe serbë si pakica multikulturore duke jetuar në paqë dhe harmoni pa çka se identifikohen me shifra dhe jo me emra.

Kjo është filozofia politike e Tiranës dhe Prishtinës për maqedonsat e “Severnës”, ku i thuhet të rrinë urte sepse identiteti juaj i 20% nuk është ofendues por shifra që duhet të kenaqeni me aq sa jeni.

Qëndrimi i shtetit bullgar për bullgarët e “Severnës” duhet të jetë këmbanë alarmi për ndryshim të kursit politik të Tiranën dhe Prishtinën dhe jo t’i ngushëllojnë “maqedonsat” duke u fotografuar me liderët e saj duke bërë shqiponjën dhe asgjë më shumë.

Tirana dhe Prishtina i kanë lënë në baltë “maqedonsat” e këtej kufirit duke u marrë i sugjeruar bashkëjetesë për interes herë më titistët e rinj e herë me komitët e vjetër, por kurrë nuk i kanë sugjeruar se pa status të barabartë politik të shqiptarëve në “državën Severna”, ajo nuk nuk do të ec më me paterica shqiptare, por do të rrëzohet për mos t’u ngritur më kurrë!

Ky është mesazhi që nuk vjen nga Tirana dhe Prishtina për “maqedonsat”, sepse ata kanë bërë kurban interesat kombëtare për shkak të interesave klanore dhe partiake, ndaj stabiliteti i “Severnës” qënkësh më i rëndësishëm se statusi i barabart i shqiptarëve me maqedonët!

Për hir të interesave karrieriste dhe leverdive të pushtetit me ndërkombëtarët, Tirana dhe Prishtina nënshkruan skllavërinë për “maqedonsat” në “državën Severna”, duke pranuar termin ofendues që mohon identitetin kombëtar dhe gjuhen shqipe më sajesën 20%!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu