Mickoski për anëtarësimin në BE: Nuk pranojmë imponime nën maskë të procesit europian

“Vendi ynë po ecën në rrugën evropiane me zemër dhe mendje të hapur, duke pranuar vlerat evropiane, por ne kundërshtojmë shantazhin që nuk është pjesë e këtyre vlerave. Ne nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian. Evropa është shtëpia e ligjit, drejtësisë dhe dinjitetit. Këto janë vlerat që ne pranojmë – çdo gjë tjetër është e huaj për BE-në, dhe e huaj për ne”. Këtë e tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, në kuadër të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes.

Mickoski theksoi se Maqedonia hyn në Samitin, i cili po mbahet sot në Shkup, si një vend me një drejtim të qartë.

“Reformat tona nuk janë dekor. Ato janë një domosdoshmëri. Dhe ne nuk do të presim që dikush të na shtyjë. Ne do të lëvizim vetë, me vullnetin tonë, me plan konkret dhe një vizion të qartë. Ne japim rezultate, jo sepse dikush na kërkon, por sepse qytetarët tanë e meritojnë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane jo sepse dikush na thotë, por sepse është zgjedhja jonë, rruga jonë, vendosmëria jonë. Dhe për këtë arsye, jemi mirënjohës për mbështetjen e Komisionit Evropian, por jemi edhe më të vendosur për të ndihmuar veten, për të zbatuar reformat dhe për të transformuar vendin, duke investuar, duke punuar, duke besuar në forcat tona dhe duke u partnerizuar me BE-në”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi se RMV sot sot në Shkup mikpritëse, por edhe partnere dhe aleate e një vizioni të përbashkët, për një rajon që nuk përcaktohet nga problemet e tij, por nga mundësitë e tij.

“Vizioni i Ballkanit Perëndimor që po i afrohet Bashkimit Evropian jo me fjalë, por me vepra, me reforma, me rezultate, me integrim që ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve. Fakti që po organizojmë këtë samit lidershipi është një konfirmim i rëndësishëm simbolik i rëndësisë sonë rajonale dhe evropiane. Kjo nuk është rastësi. Ky është rezultat i kapitalit politik që kemi investuar në stabilitet, reforma dhe një qasje konstruktive. Kjo është njohje e rolit që luan vendi ynë në ndërtimin e urave dhe krijimin e zgjidhjeve”, theksoi Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu