BDI: VMRO dhe ZNAM përdorin partitë shqiptare për të çmontuar barazinë

BDI në një kumtesë për media thotë se OBRM-PDUKM dhe ZNAM kanë nisur fushatë të re kundër regjistrimit të popullsisë.

Nga BDI thonë se “nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale”.

“Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë: Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit; Më pas, OBRM-PDUKM dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht. Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua. Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit”.

closevolume_off
“Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM. BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu