Video/ Arrestimi spektakolar i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare

Arrestimi i supertrafikantit ekuadorian Fito po bën bujë në mbarë botën. Ai njihej për lidhje me mafien shqiptare. Ndërkohë raportohet se shkak për arrestimin e tij u bë rrëfimi i vajzës së vogël

Fjalët e një fëmije thonë të vërtetën. Dhe kjo mund të çojë edhe direkt pas hekurave.

Kështu i ndodhi trafikantit më të kërkuar të drogës në Ekuador. Forcat e sigurisë arritën ta arrestojnë tani, pas arratisjes së tij nga burgu më shumë se një vit më parë. José Adolfo Macías Villamar, udhëheqësi i bandës së fuqishme Los Choneros, u arrestua nga një njësi speciale e policisë dhe ushtrisë, njoftoi presidenti Daniel Noboa në platformën X.

Krimineli i njohur me emrin Fito pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për vepra penale lidhur me drogën dhe armët në Nju Jork.

Macías Villamar ishte në arrati për 17 muaj pas arratisjes së tij nga burgu. Sipas policisë, 45-vjeçari u kap në qytetin bregdetar perëndimor Manta, vendlindjen e tij, pas një operacioni 10-orësh. Ai u gjet në një bunker nëntokësor në një shtëpi, sipas mediave. Sipas gazetës ‘El Mercurio’, vajza e tij 3-vjeçare aksidentalisht zbuloi vendndodhjen e tij.

Qeveria amerikane uroi Ekuadorin për arrestimin. “Shtetet e Bashkuara mbështesin Ekuadorin në përpjekjet e tij për të luftuar kriminalitetin transkufitar dhe për të promovuar sigurinë rajonale,” shkroi ambasada amerikane në kryeqytetin Quito në platformën X.

Fito u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg. Kur policia në janar 2024 donte ta transferonte nga një burg në Guayaquil në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit, u zbulua arratia e tij. Bandat kriminale në atë kohë kishin përplasjet e ashpra në disa burgje në vend dhe mbanin rojet si pengje. Në këtë kaos, ai arriti të arratisej. Ai ishte arratisur edhe më parë nga burgu në vitin 2013.

Dhuna në Ekuador është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Banda Los Choneros lufton me grupe të tjera kriminale për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës. Ekuadori konsiderohet si një vend tranzit i rëndësishëm për kokainën nga Kolumbia, Bolivia dhe Peruja, që trafikohet drejt SHBA-së dhe Evropës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu