NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë çdo vit 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe siguri, deri në vitin 2035, në mënyrë që të përmbushin “detyrimet individuale dhe kolektive”, sipas deklaratës përfundimtare të samitit të mbajtur në Hagë, e cila sapo është miratuar, përcjell TV21. Udhëheqësit e NATO-s janë pajtuar për rritjen masive për shpenzimet në mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit thuhet:

“Aleatët zotohen të investojnë 5 për qind të Bruto Prodhimi i Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive”.

Në deklaratë shtohet se vendet anëtare do të paraqesin “plane vjetore” për të dëshmuar një “rrugë të besueshme dhe progresive drejt këtij qëllimi”, ndërsa një rishikim i përgjithshëm i përparimit është planifikuar për vitin 2029.

Deklarata me pesë pika riafirmon gjithashtu “angazhimin e palëkundur të 32 vendeve anëtare ndaj mbrojtjes kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, respektivisht se “një sulm ndaj njërit konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve”.

Dokumenti përfshin edhe zotimin për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, duke theksuar se “siguria e saj kontribuon në sigurinë tonë”, por nuk përmban një dënim të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë.

Megjithatë, një fjali e veçantë e thekson “kërcënimin afatgjatë që Rusia paraqet për sigurinë euroatlantike”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu