Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe pas rolit në ndërprerjen e luftës Izrael-Iran

Kongresmeni Buddy Carter, republikan nga Xhorxhia, i dërgoi një letër Komitetit për Çmimin Nobel për Paqe, duke deklaruar se Donald Trump ka luajtur një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit dhe në parandalimin që sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë të mos e marrë armën më vdekjeprurëse në planet.”

Donald Trump njoftoi pasditen e djeshme se “lufta 12-ditore” përfundon me një armëpushim që pritet të hyjë në fuqi gjatë natës së së hënës në të martë, raportoi Fox News.

Kjo ndodhi pak më shumë se një javë pasi Izraeli filloi një sulm parandalues ndaj Iranit, duke pretenduar se Teherani ishte rrezikshëm pranë posedimit të armës bërthamore. Të dyja vendet më pas shkëmbyen sulme raketore në ditët që pasuan, ndërsa gjatë fundjavës SHBA ndërmori sulme ajrore ndaj tri objekteve kyçe bërthamore iraniane.

Irani u kundërpërgjigj të hënën me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar, por jo para se të njoftonte paraprakisht përfaqësuesit amerikanë dhe ata katarezë. Në atë sulm nuk pati të lënduar.

“Ndikimi i presidentit Trump ishte kyç në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për të cilën shumëkush besonte se ishte e pamundur. Ai gjithashtu ndërmori hapa të guximshëm dhe vendimtarë për të ndalur ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë të mos jetë i aftë të posedojë armë bërthamore”, shkroi Carter në letrën e tij.

Nominimi i Trump-it nga Carter vjen pak pasi Izraeli e akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, akuzë të cilën Teherani e mohoi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu