Intelegjenca e SHBA “Grusht” Trumpit: Programi bërthamor i Iranit nuk u shkatërrua, u shty me disa muaj

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoëw, Natanz dhe Esfahan, nuk shkatërruan në mënyrë të rëndësishme programin nuklear të republikës islamike, por e shtynë atë për disa muaj.

Burime nga Pentagoni flasin për centrifuga “të mbetura kryesisht të paprekura” dhe për rezerva uraniumi po ashtu, përkundër pohimeve paraprake të presidentit Trump dhe zyrtarëve ushtarakë se objektet ishin shkatërruar plotësisht .

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë nuk vonoi për këtë çështje. Zëdhënësja Karoline Leavitt kritikoi ashpër rrjedhjen e informacionit që konsideroi si krejtësisht të pasaktë dhe fajësoi një “person anonim” në komunitetin e inteligjencës për daljen e të dhënave .

Ndërkohë, Trump përshkroi sulmet si “shumë të suksesshme” dhe u shpreh se objektet “ishin zhdukur plotësisht” . Kjo krijoi një hendek të dukshëm mes versionit zyrtar dhe analizës që del nga burimet inteligjente.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

Doarsa Kica Xhelili pas fitores në Prishtinë: “Pa truproje, pa urrejtje, pa aparatin shtetëror – me zemër e qetësi

Doarsa Kica Xhelili: Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit...

Kush do jetë lider i VLEN-it, Kasami apo Mexhiti?

Pas fitores në zgjedhjet lokale, koalicioni VLEN ndodhet përballë një vendimi thelbësor, kush do të jetë lideri? Në opinion kanë nisur të qarkullojnë emrat...

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu