Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë nuk kalon – Aleanca reagon ashpër ndaj propozimit të ri

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj variantit të ri të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili u prezantua sot nga kryeministri dhe zëvendësit e tij shqiptarë. Sipas kësaj force politike, propozimi në fjalë nuk është zgjidhje e problemit të përfaqësimit, por një devijim dhe tentativë për të anashkaluar thelbin e së drejtës kushtetuese.

“Ky variant nuk është zgjidhje ligjore për të drejtën kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por është shmangie dhe devijim i qëllimshëm sipas konceptit të VMRO-së, që kërkon ta bëjë këtë të drejtë të pazbatueshme”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Sipas tyre, ligji ka vetëm dy nene që trajtojnë përfaqësimin, dhe as aty nuk ofrohet një mekanizëm i qartë për zbatimin real të përfaqësimit të drejtë. Madje, kritikohen edhe dispozitat që lejojnë ndryshimin e përkatësisë etnike me një deklaratë noteriale, praktikë që sipas Aleancës, përforcon keqpërdorimet dhe e zbeh kuptimin e balancuesit.

“Ky propozim nuk kalon! Nuk është kauza e Aleancës për Shqiptarët. Është kauza e ‘Arbenave’, që për pushtet po shesin ardhmërinë e të rinjve, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve”, përfundon reagimi.

Aleanca për Shqiptarët kishte shpjeguar që më herët kauzën e saj për përfaqësim të drejtë para elektoratit, me objektiva të qarta dhe mekanizma konkretë për zbatim, duke e cilësuar propozimin e sotëm si “teatër politik” dhe përpjekje për të dhënë një legjitimitet të rremë shqiptar në një proces të deformuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu