Erdogan sulmon Izraelin: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me tone të ashpra veprimet e Izraelit në Lindjen e Mesme, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 51-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Stamboll.

Duke folur para liderëve të vendeve islame, Erdogan akuzoi Izraelin për ndjekjen e një politike sistematike shkatërrimi dhe pushtimi në dy vitet e fundit, e mbështetur pa kushte nga vendet perëndimore.

“Për dy vite rresht, Izraeli ka ndjekur politika të shkatërrimit, pushtimit dhe dhunës, dhe për këtë ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga vendet perëndimore,” u shpreh ai. “Izraeli nuk ka sulmuar vetëm Gazën, por edhe Libanin, Jemenin dhe Sirinë. Tani, edhe fqinji ynë Iran është përballë terrorizmit shtetëror izraelit”- tha Erdogan.

Presidenti turk e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahu-t si “pengesën më të madhe për paqen rajonale” dhe dënoi me forcë sulmet izraelite ndaj Iranit.

Erdogan gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa, vendi i parë i shenjtë për myslimanët. “Shënjestrimi i shenjtërisë së Qiblës sonë të parë, Xhamisë Al-Aksa, dhe përpjekjet për të uzurpuar këtë shenjtëri janë të papranueshme,” tha ai.

Në një krahasim të fortë historik, Erdogan paralajmëroi se ambiciet sioniste të Netanyahu-t mund të kenë pasoja katastrofike globale. “Ashtu si shkëndija e ndezur nga Hitleri 90 vjet më parë që dogji botën, po ashtu edhe ambiciet sioniste të Netanyahu-t nuk kanë tjetër qëllim veçse të tërheqin botën drejt një katastrofe,” theksoi presidenti turk.

Në përfundim të fjalës së tij, Erdogan i bëri thirrje vendeve që kanë ndikim mbi Izraelin që të mos bien pre e propagandës, duke kërkuar që zgjidhja të vijë përmes dialogut e jo dhunës:

“U bëj thirrje vendeve me ndikim mbi Izraelin të mos dëgjojnë helmimin e tij. Zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut”- theksoi Erdogan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përurohen 20 km autoban pas 12 vitesh – Kandidati “i pavarur” Qyra rri nën “direksionin e qeverisë”

• Më 15 korrik u përuruan vetëm 20 kilometra të autostradës Kërçovë–Ohër, një projekt që ka nisur që në vitin 2012 dhe ende nuk ka...

Antikorrupsioni nis hetimet: Të dhënat zbulojnë mijëra euro nga Komuna e Çairit te lokali 1-sh, i zv. ministres Kaltrina Zekolli

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mk se ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari...

Deliu për vendimin e sotëm të Speciales në rastin “Thaçi e të tjerët”: Test serioz për gjykatën

Trupi gjykues në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallë të mërkurën, më 16 korrik, vendimin mbi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes që...

“Pas 14 vitesh heshtje, balena e Bitcoin ‘shpërthen’ me shitje 2.3 miliardë $ – tregu tronditet”

Një “balenë” e vjetër e Bitcoin-it shiti 2.3 miliardë dollarë – tregu bie menjëherë pas Një nga mbajtësit më të hershëm dhe më të mëdhenj...

Drejtori i Medresesë “Isa Beu”: Ditë historike, qeveria miratoi ligjin që njeh formalisht diplomën tonë

Drejtori i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Dr. Islam Islami, ka njoftuar përmes një postimi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu