Zeqiri i replikon Taravarit: “Ziadin Sela ka një EGO – nuk tradhëton dhe nuk i serviloset VMRO-së”

Reagon krahu i Selës ndaj Taravarit: “Ziadin Sela ka burrëri dhe nuk shet komunat shqiptare VMRO-së”
Pas deklaratës ironike të Arben Taravarit në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku tha se “me VLEN morëm 14 deputetë, po të vinte edhe Sela do të merrnim 15”, ka reaguar ashpër krahu i ish-kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në një reagim të shpërndarë nga zëdhënësi i këtij grupimi, Sela përshkruhet si një politikan me parime të forta, ideal, kauzë dhe qëndrueshmëri, duke u distancuar hapur nga lëvizjet politike të Taravarit dhe bashkëpunimi i tij me VMRO-DPMNE-në.

“Ziadin Sela ka parime, ka ideal, ka kauzë, ka besë, ka qëndrim, ka kozistencë, ka burrëri, ka kurriz!”, thuhet në reagim.

Duke goditur drejtpërdrejt veprimet e Taravarit, deklarata vijon:
“Po, Ziadin Sela ka një EGO: nuk bën ‘akrobacione’, nuk përkulet, nuk shet, nuk tradhëton, nuk ngul thika pas shpine, nuk i serviloset VMRO-së, nuk tradhëton miqtë e as partnerët kur jep fjalë, nuk shet komunat shqiptare VMRO-së.”

Ky reagim shihet si një përplasje e hapur mes dy krahëve të ndarë të Aleancës për Shqiptarët, duke thelluar më tej hendekun mes tyre dhe duke e vendosur në pikëpyetje mundësinë e një bashkimi të afërt politik, ndonëse thirrjet publike për unitet po shtohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu