Ziadin Sela nga Gradeci i Vrapçishtit: Aleanca për Shqiptarët, shpresë dhe shtëpi për çdo shqiptar

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe simpatizantët e partisë në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit – një nga bastionet e kësaj force politike në rajonin e Pollogut.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, Sela theksoi se struktura e Aleancës për Shqiptarët jo vetëm që është e konsoliduar, por po rritet dhe forcohet dita-ditës. Ai vlerësoi mbështetjen e pandërprerë të qytetarëve dhe angazhimin e tyre aktiv në procesin politik.

“Struktura jonë mbetet jo vetëm e konsoliduar, por edhe po forcohet, dhe radhët tona po shtohen çdo ditë e më shumë. Aleanca për Shqiptarët është shpresë dhe shtëpi për çdo shqiptar,” deklaroi Sela gjatë takimit.

Takimi në Gradec u cilësua si dëshmi e mobilizimit të vazhdueshëm në terren dhe si sinjal i qartë se Aleanca për Shqiptarët po hyn në fazën e re të fuqizimit dhe përgatitjes për sfidat politike që e presin vendin.

Me moton #VazhdojmëPërpara, Sela u shpreh se angazhimi i partisë do të vazhdojë pa ndërprerje në çdo cep ku jetojnë shqiptarët, duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe duke ndërtuar një alternativë të fuqishme politike në shërbim të interesit kombëtar dhe qytetar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu