Pendarovski: Vetëm shqiptarët po mbajnë gjallë shpresën për BE – Maqedonia rrezikon një dekadë tjetër të humbur

hkup, 1 qershor – Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar se vendi mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me bllokimin e gjatë që përjetoi pas vetos në Samitin e NATO-s në Bukuresht, duke përballur një tjetër dekadë të humbur në pritje të integrimit evropian.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski tha se mosveprimi aktual dhe refuzimi për të përmbushur kushtet që kërkon Bashkimi Evropian do të çojë drejt një gjendjeje stagnimi të ngjashme me bllokimin që zgjati një dekadë për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë. “Do të zgjohet shoqëria dhe do të thotë: prisni, a do të presim edhe 10-15 vjet derisa të firmosni atë që kërkon Europa?” tha ai.

Por ai vuri në dukje se tashmë nuk ka më entuziazëm shoqëror për integrimin evropian.

“Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, besimi në BE ka rënë në 54%. Dhe kjo shifër është mbajtur lart vetëm falë shqiptarëve. Nëse pyet vetëm maqedonasit etnikë, mbështetja është vetëm rreth 30%, një nivel që e gjejmë vetëm në Serbi,” theksoi Pendarovski.

Sipas tij, pas dekadash zhgënjimi dhe vështirësish ekonomike, qytetarët janë të “anestezuar” përballë retorikës boshe të klasës politike. “Nuk po them se kjo do të sjellë ndonjë krizë sigurie, por do të jetë një sinjal se si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët do të fillojnë të largohen përgjithmonë nga Maqedonia në numra edhe më të mëdhenj,” paralajmëroi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Medai Shaholli: Me Mickon përpara!

Me Mickon përpara! Ky është premieri më i "zgjuar" "Severnës" me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI,...

PDSH si opsion për hyrje në Qeveri me një zvministër dhe disa drejtori?!

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga partia e Menduh Thaçit...

Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç...

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të...

Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu