Luftë mes “heronjve të Facebook-ut”: Taravari dhe Fetai akuzojnë njëri-tjetrin

Përplasje mes “heronjve të Facebook-ut”: Taravari dhe Fetai akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti politike
Një përplasje e ashpër politike ka shpërthyer mes Arben Fetait, ende pjesë e koalicionit VLEN dhe në pushtet, dhe ASH-së së Arben Taravarit, që tani vepron si opozitë. Të dyja palët po shkëmbejnë akuza të ndërsjella për tradhti politike, pazare dhe hipokrizi – ndërkohë që përplasja po luhet publikisht, veçanërisht në rrjetet sociale, ku janë shfaqur si “heronj të Facebook-ut”, që luftojnë më shumë me statuse se me ide konkrete.

Fetai pretendon se ka zbuluar prapaskenat e ndarjes nga VLEN, duke ironizuar kërkesat për lista të ndara dhe sondazhe të pavarura, që sipas tij nuk ishin asgjë tjetër përveç një justifikim për pazare me BDI-në për ndarjen e komunave, të cilat i quan “karamele të dhuruara nga Ali Ahmeti”.

“Na thanë po ndahemi nga VLEN sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash.
Pastaj e zbuluan pazarin: BDI ‘na jep’ Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën për njërin krah, e Haraçinën dhe Studeniçanin për tjetrin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë.
Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe shpallni 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit,” ka deklaruar Fetai.

Në anën tjetër, ASH – Taravari ka reaguar ashpër përmes një kumtese, duke e akuzuar Fetain dhe të tjerë si “vasalë të pushtetit”, të cilët në këmbim të zyrave dhe privilegjeve, po godasin opozitën reale. Ata ironizojnë me faktin se shumica e sulmeve ndaj Taravarit ndodhin në Facebook, duke i quajtur “heronj të Facebook-ut”.

“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë.
Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin.
Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra… ama burrat flasin vetëm me burra!
Na tregoni sa komuna do të merrni ju, heronj të Facebook-ut, vazalë të vazalëve?!” – thuhet në reagimin e ASH-së.

Të dyja palët pretendojnë legjitimitet, por debati po rrëshqet gjithnjë e më shumë në fushën e përplasjeve personale dhe të retorikës agresive në rrjetet sociale, larg çdo dialogu real politik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas...

Japoni – Treni me 35 sekonda vonesë, pasagjerëve u kërkohet falje dhe marrin rimbursim të plotë

Në Japoni, ku saktësia e transportit publik është standard i pathyeshëm, edhe një vonesë prej sekondash merret seriozisht. Një drejtues treni Shinkansen kërkoi falje...

Si nisi sherri me Medvedev? Ish-president rus provokon: Mos harro Mano Morta dhe filmat me zombie! Trump përgjigjet me zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re përplasjesh verbale, me Presidentin amerikan Donald Trump që ka urdhëruar...

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka mbajtur sot një mbledhje, ku është konfirmuar pjesëmarrja e partisë në zgjedhjet lokale në tri komuna: Dibër,...

Kryeministër i “të gjithëve”? 25 punësime, zero për shqiptarët

Hipokrizia në kryeministri – Mickoski tallet me shqiptarët! Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një fjalim të zjarrtë në parlament duke u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu