Onufri: Nga ‘Qytetar Nderi’ te vjedhja e veprave – Komuna e Tetovës nderon Kadarenë, pastaj i grabit librat

Tetovë- Presidenti i Shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri ka paditur të nënën në gjykatë kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin. Padia e depozituar në gjykatën themelore të Tetoves, lidhet me vjedhjen dhe promovimin e librave të shkrimtarit Ismail Kadare.

E gjithë ‘vjedhja’ është zbuluar nga rrjeti social i kryetarit të komunës së Tetovës, Kasami i cili në një postim njoftonte për pesë mijë libra që Komuna i dhuronte për shkollat e mesme të Tetovës. Ka mjaftuar ky postim për të vënë re se romanet e dhuruara të Kadaresë, përmbanin kopertinë ndryshe nga ato të botuara nga Shtëpia botuese “Onufri”, e cila ka dhe të drejtën e autorit për të gjithë veprën e Kadaresë.

Në një prononcim për mediat, Botuesi Bujar Hudhri ka shpjeguar se kjo shkelje ligjore nuk përbën vetëm shqetësim personal por edhe publik pasi bëhet fjalë për veprat e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

“Kam ardhur në Tetovë të bëj një padi për komunën e Tetovës dhe kryetarin e saj Bilall Kasamin. Për një shqetësim i cili nuk është vetëm i imi por mendoj se është shqetësim publik. Duke u nisur nga një postim që ai ka bërë në rrjetin e tij social, ku ai deklaron se u ka dhuruar pesë shkollave në Tetovë afërsisht pesë mijë libra. Dhe këtë e ka shoqëruar me video dhe foto të librave. Nga një këqyrje fare e lehtë e materialit të ekspozuar, unë kam konstatuar se të gjithë librat që komuna i ka blerë dhe dhuruar shkollave të mesme të Tetovës janë të vjedhur”.

Hudhri ka theksuar se është skandaloze sesi shteti promovon vjedhjen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu