LSDM akuzon Toshkovskin se i dha tender 4 milionë eurosh një kompanie me 2 të punësuar

LSDM sot ka akuzuar ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski se u ka dhënë tenderë në shuma të mëdha të parave kompanive të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret bazë. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska thotë se kontrata me vlerë në miliona u janë dhënë kompanive pa asnjë kapacitet, pa asnjë përvojë të mëparshme relevante dhe madje pa asnjë histori të prokurimit publik. Ajo theksoi se disa prej atyre kompanive janë hapur 20 ditë para shpalljes së tenderit.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Kompania “Le Brand Design” nga Manastiri, një studio mode me të ardhura mesatare vjetore prej mezi 20,000 eurosh dhe vetëm 2 të punësuar, ka fituar një tender prej mbi 2 milionë eurosh për qepjen e uniformave speciale të policisë. Deri dje 2 punonjës qepnin fustane, sot këta 2 punonjës duhet të bëjnë veshje për njësitë speciale. Kush është naiv këtu? Kompania “Pamitex Team” është regjistruar vetëm 20 ditë para shpalljes së tenderit, pa faqe interneti, pa histori prokurimi, pa transparencë. Ja se si një kompani fiton një tender prej 1,710,000 eurosh”.

Kuzeska thotë se LSDM kërkon procedurë urgjente nga Zyra e Prokurorit Publik për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, manipulim të tenderëve dhe pastrim të mundshëm parash. “LSDM kërkon anulim të tenderit skandaloz, hapjen e një procedure të re, transparente dhe me kritere objektive. Ky është korrupsion sistematik që duhet të hetohet plotësisht. Qytetarët nuk meritojnë krim, por drejtësi”, tha Kuzeska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu