Lypësit në rrugët e Strugës, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Në rrugët dhe hapësirat publike të Strugës, prania e lypësve është kthyer në një çështje që ka ngritur shqetësime të shumta mes qytetarëve. Ata kërkojnë reagim institucional dhe theksojnë ndikimin negativ në përditshmërinë e tyre.

“Janë shumë. Duhet të ndalen, se është bërë mërzi, ulen nëpër tavolina dhe ua largojnë njerëzit. Nuk është mirë! Personalisht më vjen keq për ta, ndoshta kanë nevojë, por shteti duhet të ndërhyjë dhe të ofrojë ndihmë që të mos jenë nëpër rrugë si tani.” – tha një qytetarë strugan.

Në shumë raste, qytetarët ndihen të penguar edhe në momentet më të thjeshta të ditës së tyre.

“Populli po mundohet t’i ndihmojë, por ata po e pengojnë popullin. Pushteti duhet të marrë masa. Policia, komuna – dikush të reagojë! Nuk mund të pimë as kafenë rehat.”

“Është bërë problem i përditshëm. Ulesh në ndonjë vend dhe të afrohen menjëherë. Disa janë të papastër, ndoshta edhe të sëmurë. Të shajnë nëse nuk u jep para. Pengojnë të rinjtë dhe të gjithë qytetarët. Duhet vullnet që kjo situatë të zgjidhet.”

“Janë gjithandej – nëpër rrugë, dyqane… Nuk ka qetësi!” – thanë disa nga qytetarët e Strugës të intervistuar nga TVM2.

Megjithatë, nuk mungojnë edhe ata që tregojnë mirëkuptim dhe thërrasin për mbështetje sociale.

“Mua personalisht nuk më pengojnë. Ndoshta kanë hall. Shteti duhet të japë më shumë ndihma sociale dhe t’i punësojë ata që janë të aftë për punë. Në vend që të rrinë në rrugë, le të gjendet një formë për t’i ndihmuar.” – u shpreh një qytetarë tjetër.

Fenomeni i lypjes, veçanërisht kur përfshin persona të sjellur nga jashtë zonës, po kthehet në sfidë për jetën publike në Strugë.

Qytetarët presin masa konkrete nga autoritetet për të kthyer qetësinë dhe rendin në qytet, duke ruajtur njëkohësisht dinjitetin dhe ndihmën për ata që janë vërtet në nevojë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu