“Keni vrarë fëmijë dhe civilë në Gaza”, deputetin opozitar e largojnë me dhunë nga podiumi i Parlamentit të Izraelit (VIDEO)

Fjalimi i deputetit opozitar Ayman Odeh në Knesset përfundoi me një incident, me badigardët e Parlamentit izraelit që e larguan me forcë nga foltorja pasi ai kaloi disa minuta duke dënuar sulmin e Izraelit në Gaza.

“Ju shoh shumë të dobët. Pas një viti e gjysmë lufte në të cilën keni vrarë 19,000 fëmijë dhe 53,000 civilë, kanë shkatërruat gjithçka dhe nuk keni asnjë fitore politike për këtë. Nuk keni asnjë përfitim politik dhe për këtë arsye jeni çmendur. Pse jeni të trishtuar? Pse jene të çmendur? Sepse nuk keni fitore politike”, tha ndër të tjera deputeti i partisë Hadash, duke shkaktuar reagime të forta dhe mosmiratim nga deputetët e tjerë.
Kliko per te pare VIDEON!
“Më nxorën me forcë nga salla e Parlamentit, jo sepse shkela ndonjë rregull, por sepse thashë të vërtetën. Shtatëdhjetë e shtatë vjet pas Nakba-s, bota po dëshmon një Nakba të dytë që po zhvillohet në Gaza. Mund të përpiqeni të më heshtni, por nuk mund ta heshtni popullin palestinez, as britmën e botës”, shkroi deputeti arabo-izraelit në një postim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu