Maqedoni, një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës së drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në vendin “Kriva Reka”, është gjetur i vdekur M.A. (19), maturant në njërën nga shkollat ​​e mesme të Strumicës.

Sipas prokurores Violeta Millçovska, trupi i pajetë i 19-vjeçarit është dorëzuar për obduksion dhe të gjeturat e deritanishme nuk tregojnë shenja dhune, ndërsa priten analizat toksikologjike për të patur një pasqyrë më të qartë rreth shkaqeve të vdekjes.

Policia po ashtu konfirmon se dje rreth orës 12:00 është marrë njoftim se në afërsi të Strumicës, në një arë të papunuar, është gjetur trupi i pajetë i një djali 19-vjeçar nga Strumica.

“Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe ekip nga SPB-Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga SPB-Strumicë.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për vdekjen e djalit dhe se si ajo përfundoi në vendin ku u gjet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu