Snopçe: “Do t’i kapim për veshi” – deklarata që ‘e theu zemrën’ e Taravarit

“Do t’i kapim për veshi” – deklarata që ‘e theu zemrën’ e Taravarit për BDI-në…

Pak ditë më parë, Arben Taravari dha dorëheqje nga qeveria. Arsyeja zyrtare? “Shqiptarët nuk po respektohen sa duhet”. Arsyeja reale? Ndoshta edhe tenderi për parkingun qe u be molle sherri me kryeministrin Mickoski!

Por ja ku hyn në skenë një narrativë më elegante, më patriotike, më “e shpjegueshme” për publikun: deklarata famëkeqe e Mickoskit “do t’i kapim për veshi nëse duhet”, bërë pas rastit të Koçanit (jo për Arbenin, por për ish-funksionarët e BDI-së ).

Kjo deklaratë, në atë kohë, u përshëndet me entuziazëm nga koalicioni VLEN, ku ishte edhe vetë Taravari. Por tani, disa javë më vonë, sipas deputetit Halil Snopçe, ajo deklaratë paska qenë pika e kthesës shpirtërore për Taravarin – momenti kur ai paskësh vendosur që mjaft më, nuk mund të qëndrojë më në qeveri që “poshtëron shqiptarët”.

Dhe për ta bërë këtë fabul më të prekshme, hyn në skenë një mik i vjetër i tij: Halil Snopçe, ish-shok klasa dhe bashkëudhëtar politik. Në një postim emocional, Snopçe shkruan se në momentin e deklaratës së Mickoskit, fytyra e Arbenit u zbeh, u dëshpërua, u plandos në ankth – dhe pak javë më vonë, Arbeni dha dorëheqje.

Pra, sipas këtij versioni:Deklarata e Mickoskit dhe zemra e thyer e Taravarit për BDI-në paskan qenë elementi i përsosur për t’i dhënë fund pjesëmarrjes në qeveri.
Statusi i plote:
“Arbenin e njoh 45 vjet. Aq mirë e njoh, saqë ende e mbaj në mend edhe çantën e librave që e kishte kur ishim në klasë të parë.
Asnjëherë nuk më është dukur me fëtyrë më të dëshpëruar se sa në momentin e presit të kryeministrit Hristijan Mickovski kur ai deklaroi frazën “do ti hek për veshi nëse duhet”. Ajo fëtyrë e Arbenit që si ministër i shëndetësisë qëndronte pranë kryeministrit në atë pres konferencë, ishte shprehje dëshpërimi.
Arbeni dha dorëheqje. Aleanca për Shqiptarët vazhdon rrugëtimin politik si opozitë.
A është koincidencë apo jo? Secili le të gjykon për veten e tij.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu