Autopsia: Vedat Ademi nuk ka vdekur nga alergjia!

“32 vjeçari Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës” thotë Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Inside21-TV21 siguroi ekskluzivisht raportin e autopsisë, i cili nuk ka nxjerrë asnjë gjetje që rezulton se i nderi Ademi ndërroi jetë nga alergjia me analgin, siç kanë thënë familjarët se në Spitalin e Kumanovës më 17 Mars, 32 vjeçarit iu përkeqësua gjendja menjëherë pasi mori infuzionin ku në të i është shtuar edhe ampulla e Analginit, si terapi kundër dhimbjeve.

Nga Prokuroria Themelore më Shkup mësojmë se ky raport do të refuzohet nga organi i akuzës, dhe do të kërkohet sërish rezulatate të sakta për praninë e analginit në trupin e të ndjerit dhe efektet e saj në ditën kur ka ndërrëuar jetë.

Babai i të ndjerit për Tv21 tha se as doktori Zoran Gjeorgjievski e as infermierja nuk e kanë hapur librezën e shëndetësisë për të verifikuar nëse pacienti është alergjik në ndonjë ilaç, ku të ndjerit Vedatit i ka shkruar në librezë “CAVE ANALGIN”. Menjëherë pas kësaj u shkarkua nga detyra drejtori i Spitalit të Kumanovës dhe Prokuroria Themelore e Kumanovës hapi hetim me dyshimet për gabime mjekësore, edhe sipas raportit të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu