Sela fton deputetët të kthehen: “Me mua fjala e tyre publike kishte peshë, sot, kur flasin, i qorton kryeministri!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dërguar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për deputetët e partisë së tij gjatë një interviste televizive. Ai theksoi se ka qenë gjithmonë i hapur dhe i përkushtuar për t’u ofruar mbështetje dhe sqarime politike deputetëve të partisë, pavarësisht zhvillimeve të fundit që kanë shkaktuar përçarje.

“Me këtë pyetje, po e shfrytëzoj rastin t’u drejtohem deputetëve. Unë jam i hapur për ta, ata e dinë se gjithmonë i kam respektuar shumë…”, tha Sela, duke shtuar se disa prej tyre mund të kenë besuar në informacione të rreme, por se tashmë është koha për t’u rikthyer dhe për të qëndruar të bashkuar si pjesë e Aleancës.

Ai shprehu keqardhje për faktin që, në momente të caktuara, deputetët janë lënë pa mbështetje përballë kryeministrit dhe janë detyruar të heshtin. “Për fat të keq, janë detyruar të heshtin, sepse nuk kishin askënd që të qëndronte pas tyre për t’i mbrojtur”, tha ai.

Sela përmbylli me një thirrje krenare: “Është koha të kthehen dhe të jenë ajo që janë – deputetë të Aleancës për Shqiptarët”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu