Liderët e VLEN-it dhe Taravari përshëndeten🤝 me Mickoskin, por jo edhe me njëri-tjetrin!

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve për autostradën Tetovë–Gostivar, ku morën pjesë të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar, u vu re një moment i tensionuar midis ish-bashkëpunëtorëve politikë. Liderët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, shmangën përshëndetjen mes tyre, duke mos shkëmbyer asnjë kontakt apo gjest miqësor.

Megjithatë, si Taravari ashtu edhe përfaqësuesit e VLEN-it u panë duke shtrënguar duart dhe përqafuar kryeministrin Hristijan Mickoski, duke reflektuar harmoninë brenda koalicionit qeveritar, pavarësisht tensioneve mes vetë partive shqiptare.

Ky episod publik konfirmon përçarjen e thelluar mes VLEN dhe Taravarit, që pas largimit të këtij të fundit nga koalicioni. Linjat e komunikimit mes palëve duken të ndërprera plotësisht, duke hedhur hije mbi mundësinë e një bashkëpunimi të afërt në të ardhmen e afërt.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizëm, hipokrizi dhe devijim nga kauza

Deputeti Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duke e akuzuar për servilizëm ndaj kryeministrit Mickoski dhe për hipokrizi politike....

VIDEO -India fillon bombardimin e Pakistanit me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës

India godet Pakistanin me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës Data: 6 Maj 2025 Në orët e para të mëngjesit të sotëm, India ka kryer...

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka konfirmuar të mërkurën se ka nisur operacion ushtarak kundër Pakistranit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” në Kashmirin e administratuar nga Pakistani. Ky është një...

Ekskluzive/ Përfundon takimi VLEN-Mickoski, Taravari del nga Qeveria

Ka përfunduar takimi mes krerëve të VLEN dhe kryeministrit Mickoski. Burimet brenda kampit shqiptar për Gjurme.info thonë se në takim palët kanë rënë dakord që...

Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri. Kasami...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu