Aksion i madh policor këtë mëngjes në Maqedoni – po arrestohen mjekë të korruptuar në një rrjet prej mbi 50 personash!

Drejtoria për Siguri Publike (BJB) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po zhvillon një operacion të gjerë policor në disa qytete të Maqedonisë, i cili është i fokusuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në sistemin shëndetësor.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për veprime të paligjshme të kryera ndër vite, ku përmes paraqitjes së diagnozave të rreme, është mundësuar aplikimi, përfitimi dhe përdorimi i ndihmës financiare për kujdes nga person tjetër, si dhe përfitimi i padrejtë dhe përdorimi i pensioneve invalidore.

Gjithashtu jozyrtarisht, bëhet fjalë për një rrjet të përbërë nga mbi 50 persona: mjekë, një anëtar komisioni në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PИОМ), një avokat, një ekspert, një menaxher i një zyre konsulence. Po kryhen kontrolle në ordinanca shëndetësore, në një zyrë avokatie, në zyra zyrtare ku punojnë mjekët – në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup, Spitalin Klinik të Tetovës dhe Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu