Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari me përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i cilësuar ato si devijim të rrezikshëm nga ideali për ndryshim.

“Çdo takim me udhëheqësit e BDI-së paraqet më së paku shkelje flagrante të vullnetit popullor për ndryshim që rezultoi me 107 mijë vota të pastra shqiptare,” shkruan Latifi, duke kujtuar mobilizimin popullor që, sipas tij, e dërgoi BDI-në në opozitë pas 22 vitesh qeverisje, përcjell zyrtare.net

Ai thekson se motivimi për ndryshim lindi nga premtimi për një qeverisje me frymë të re, politikë të ndershme dhe një brez politikanësh që e mbajnë fjalën. Sipas Latifit, çdo marrëveshje për bashkëpunim me BDI-në është një “devijim i skajshëm” nga këto ideale.

Në fund, ai përkujton se pesë subjektet politike – Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe Vetëvendosje – u bashkuan një vit më parë pikërisht për ta sjellë këtë ndryshim, ndaj çdo hap në drejtim të kundërt bie ndesh me vullnetin e qytetarëve./ZYRTARE.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu