BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike.
Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht.
Ky është një trend i rrezikshëm që shkon përtej neglizhencës teknike – është politikë institucionale që kufizon përdorimin praktik të gjuhës shqipe dhe rrënon bazat e barazisë ndëretnike në shtet.
Për më tepër, këto zhvillime vijnë në një moment kur bëhen përpjekje për të vënë në pikëpyetje vetë dispozitat kryesore të Ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.
Kur institucionet shtetërore fillojnë të injorojnë ose të relativizojnë një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe – dërgohet një mesazh i rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike.
Ndërsa ndodhin këto procese të rënda, partnerët shqiptarë në qeveri janë zhytur në grindje të brendshme për kryetar të LEN-it edhe pse secili me nga më pak se 1% mbështetje te qytetarët, dhe heshtin përballë kësaj goditjeje ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
Me këtë heshtje, ata jo vetëm që e legjitimojnë këtë qasje, por janë bërë pjesë e problemit.
BDI i bën thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë diskriminimin gjuhësor dhe të reflektojnë për pasojat e këtij kursi.
Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të rendit së dytë.
Barazia gjuhësore nuk është privilegj – është e drejtë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i nëndegës së BESËS në Tearcë i bashkohet kandidatit te AKI-së Nazim Taipit

Kryetari i nëndegës së Lëvizjes BESA në Tearcë, Muhamer Isaku, i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, duke shpallur...

“UÇK-ja u financua nga bandat kriminale”, reagon Basha: Mbaj përgjegjësi vetëm për kapitullin III

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimeve në media që lidhen me një punim akademik të tij të...

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar...

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu