ZPS përmbyll sot paraqitjen e provave në rastin ndaj krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar sot do ta përmbyllë zyrtarisht paraqitjen e provave në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Detajet për përmbajtjen e provave do të bëhen publike pas kësaj date.

Procesi po kritikohet për mungesë transparence, ndërsa monitoruesit kërkojnë që trupi gjykues të mos marrë për bazë prova që vijnë nga Serbia.

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes do të mbahet më 23 prill. Ndërkohë merret vesh që Gjykata në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit edhe për dy muaj të tjerë.

Prokuroria e Specializuar do ta përmbyllë sot procesin e thirrjes së dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke dorëzuar të gjitha provat që posedon për këtë rast.

Duke mos dhënë detaje rreth provave, nga Prokuroria i thanë RTK-së se gjithçka do të bëjnë të ditur për publikun pas këtij afati.

“ZPS ka planifikuar të përfundojë çështjen ashtu siç kishte paralajmëruar, pra më 15 prill. Pas përfundimit të rastit, do të japë një deklaratë më me shumë detaje për këtë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Pas Prokurorisë, radha i vjen mbrojtjes së të akuzuarve, të cilët kanë të drejtë të dorëzojnë një mocion për rrëzimin e aktakuzës apo ndonjë pjese të saj.

RTK ka kërkuar përgjigje edhe nga mbrojtja e katër të akuzuarve, e cila gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje. Ndërkohë ditë më parë, mbrojtja e Thaçit, Luka Misetiq, ka thënë se planifikojnë që të thërrasin rreth 10 dëshmitarë, duke mos dhënë më shumë detaje se kënd do ta thërrasin.

Këtë proces e kanë quajtur vazhdimisht jotransparent monitoruesit e tij. Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se trupi gjykues duhet t`i analizojë mirë provat që prokuroria do t’i dorëzojë.

“Ne mendojmë se trupi gjykues duhet të bëjë analizën dhe të vendos në peshë të gjitha provat që i ka vendos prokuroria dhe të gjitha ato dokumente që janë marr, nëse është e saktë që janë marr nga Serbia, vlerësojmë se trupi gjykues nuk duhet t’i merr për bazë këto prova të dorëzuara”, tha Kolaj.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se më 23 prill do të mbajnë konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Derisa sipas kalendarit, janë edhe 9 seanca gjyqësore të planifikuara në muajt prill dhe maj për rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu