Lloga: ‘One Stop Shop’ është produkt i LSDM-BDI-ASH, jo i qeverisë që e vonoi një vit

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj promovimit të sistemit “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar Bllacë, duke theksuar se merita për këtë projekt i takon qeverisë së kaluar, e përbërë nga shumica parlamentare LSDM-BDI-ASH në vitin 2023.

Sipas Llogës, qeveria aktuale VLEN-DPMNE nuk vetëm që nuk ka kontribuar në zhvillimin e projektit, por ka qenë përgjegjëse për vonesën gati njëvjeçare në vënien e tij në funksion.

“Shumica parlamentare e atëhershme LSDM-BDI-ASH e vitit 2023 është e vetmja meritore për vendosjen e sistemit One Stop Shop. Shumica aktuale VLEN-DPMNE është përgjegjëse për vonesat gati njëvjeçare në lëshimin në përdorim të tij. Urime qytetarëve të 🇲🇰 dhe 🇽🇰!” – shkruan Lloga në rrjete sociale.

“One Stop Shop” është një projekt që synon të përshpejtojë dhe lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke bashkuar procedurat doganore dhe policore të të dyja vendeve në një pikë të vetme kontrolli.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin ekonomik, dhe është përmendur shpesh si një nga rezultatet konkrete të bashkëpunimit të mëhershëm mes Shkupit dhe Prishtinës, me mbështetje edhe nga partnerë ndërkombëtarë.

Reagimi i Llogës vjen në një kohë kur qeveria aktuale po promovon këtë projekt si sukses të vetin, duke u përballur me kritika për përvetësimin e arritjeve të paraprakëve.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Lefterije” një emër jo maqedonas në familjen e heroit Kuzman Josifoski – Pitu

Emri Lefterije është emër femëror me rrënjë greke/ballkanike, i lidhur me formën Lefter, që vjen nga greqishtja Eleftherios (Ελευθέριος), me kuptimin “i lirë”. Në përdorim,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu