Sejdi Jahiu Braktis lëvizjen demokratike: “Shumë shpejt do zhgënjeheni” Akuza të rënda ndaj Izet Mexhitit

Lëvizja Demokratike, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, po përballet me një tjetër goditje të rëndë morale dhe politike. Sejdi Jahiu, një nga anëtarët themelues të kësaj partie dhe njëherazi zëvendës-koordinator komunal, ka njoftuar largimin e tij të parevokueshëm, duke denoncuar ashpër mënyrën e drejtimit autokratik dhe përjashtues të strukturave të brendshme.

Në një deklaratë të hapur publike, Jahiu shprehet i zhgënjyer thellë nga ajo që ai e quan “tradhti ndaj parimeve themelore me të cilat nisi kjo lëvizje”. Ai kritikon ashpër degradimin e procesit të brendshëm partiak dhe nënçmimin e atyre që ngritën këtë subjekt nga themeli. “Ajo që u ndërtua në emër të meritokracisë, sot është kthyer në një diktaturë moderne”, shkruan Jahiu.

Përtej dorëheqjes së tij si themelues dhe zëvendës-koordinator, ai paralajmëron se shumë të tjerë ndajnë të njëjtat pakënaqësi, por zëri i tyre, sipas tij, po mbytet nga arroganca e lidershipit aktual. “Fatkeqësisht, mesazhet në adresat e duhura kanë hasur në veshë të shurdhër,” shprehet ai, me tone që dukshëm drejtohen ndaj Izet Mexhitit dhe rrethit të tij të ngushtë.

Në deklaratën e tij, Jahiu distancohet nga çdo përplasje personale, por thekson se nuk do të heshtë përballë padrejtësive dhe nënçmimeve që u bëhen atyre që dhanë gjithçka për këtë projekt politik. Ai e mbyll reagimin me një mesazh paralajmërues për të rinjtë që mendojnë t’i bashkohen Lëvizjes Demokratike: “Shumë shpejt do zhgënjeheni.”

Dorëheqja e Sejdi Jahiut vjen në një moment kritik për Lëvizjen Demokratike, e cila duket se po përjeton një krizë të brendshme të thellë, ku zërat e kundërshtimit ndaj mënyrës së udhëheqjes nga Izet Mexhiti po shtohen dita-ditës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu