Ish-ministri gjerman sugjeron që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në BE

Ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka sugjeruar që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në Bashkimin Evropian.

“Ndoshta jo si një anëtar i integruar plotësisht si të tjerët, por ndoshta pjesërisht”, tha socialdemokrati, shkruan yahoonews.

“Evropa duhet t’i rezistojë shtytjes së presidentit Donald Trump për ta bërë Kanadanë pjesë të SHBA-së”, tha Gabriel, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në 2018 dhe ishte zëvendëskancelar nga 2013 deri në 2018, kur Angela Merkel ishte kancelare.

“Më evropian se disa anëtarë të Bashkimit Evropian”

“Në çdo rast, Kanadaja është më evropiane se disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Raportohet se Trump vazhdimisht e ka quajtur Kanadanë si shtetin e 51-të të SHBA-së.

Ndryshe, presidenti amerikan ka ushtruar presion ndaj fqinjit të tij verior përmes tarifave, duke bërë që Kanada të vendosë tarifa për importet e disa automjeteve nga SHBA.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në...

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedonin e Veriut, vetëm Filipçe nuk do të marrë pjesë

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e...

Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarja që ndryshoi historinë e Kosovës

Po bëhen 27 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu